Financë

Euro e mbyll qershorin me tre rekorde/ Prek minimumin historik kundrejt lekut

0

Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin qershor me tre rekorde të reja historike. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, sa i përket kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, tregojnë se, euro është këmbyer mesatarisht me 119.8 lekë gjatë muajit qershor të këtij viti, nga 120.47 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit maj. Asnjëherë më parë që prej vitit 2002 kur ka hyrë në qarkullim, monedha e përbashkët nuk ishte këmbyer mesatarisht gjatë një muaji me një normë nën 120 lekë. Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare tregojnë se euro është këmbyer me 119.1 lekë gjatë ditës së fundit të muajit qershor, duke regjistruar gjithashtu një rekord të ri historik. Asnjëherë më parë, në ditët e fundit të muajit, monedha e përbashkët europiane nuk ishte këmbyer me një normë nën këtë nivel. Tendenca e muajve të fundit ka qenë progresive, me një tendencë zhvlerësimi për euron. sidomos duke filluar prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Përjashtim të vetëm bën muaji mars, kur euro këmbëhej mesatarisht me lekun pranë rreth 123 lekëve. Në prill të vitit 2018, monedha e përbashkët europiane binte poshtë nivelit të 130 lekëve.

Rënia e ndjeshme e euros në tregun vendas lidhet drejtpërdrejtë edhe me ofertën e lartë të monedhës së përbashkët, sidomos si pasojë e ardhjes së turistëve të huaj dhe emigrantëve që jetojnë jashtë, si pasojë e sezonit turistik. Historia, referuar viteve paraardhëse ka treguar që me ardhjen e sezonit veror, sidomos gjatë muajit gusht, euro ka prekur nivelet minimale vjetore kundrejt lekut, dhe gjasat janë që kjo tendencë të konfirmohet edhe në muajt në vijim.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fasoneria, “modeli” i eksporteve shqiptare/ Tekstilet përbëjnë 1/3 e produkteve “Made in Albania”, mallrat e përpunuara në total, 59%

Postimi mëparshëm

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë/ Shqipëria e 58-ta në botë, renditemi në vend të parafundit në rajon, Kosova e fundit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.