Ekonomi

Depozitat i rikthehen rritjes pas 4 muajsh/ Zgjerimin më të madh e shënuan kursimet në lekë

0

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në muajin maj të këtij viti paraqiten me rritje pas rënies së vazhdueshme që nga muaji janar. Shifrat tregojnë se depozitat e përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë (që përjashtojnë depozitat e qeverisë, institucioneve të tjera financiare, të jorezidentëve) në fund të muajit maj kishin vlerën e 1.30 trilionë lekëve, në rritje me 0.88% krahasuar me muajin paraardhës. Me bazë vjetore, depozitat e përfshira në paranë e gjerë shënuan një rritje të konsiderueshme me 3.83%.

Krahas analizës së përgjithshme të depozitave, “Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar trendin e lëvizjes së depozitave, sipas monedhës. Të dhënat për muajin e 5-të të këtij viti tregojnë se likuiditeti në sektorin bankar si në monedhën vendase dhe në atë europiane, po paraqitet me rritje krahasuar me muajin prill. Sa i përket depozitave në lekë, rritja mujore përllogaritet në 1.4% ku depozitat kanë arritu  pranë 589 miliardë lekëve, nga 580 miliardë që regjistroheshin një muaj më parë. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë prekur  vlerën e 711 miliardë lekëve duke regjistruar një rritje më të vogël se depozitat në lekë, prej 0.43%.

Edhe nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti, konfirmohet e njëjta gjë. Pasi në terma vjetorë, vlera e depozitave në lekë paraqitet me një rritje prej 8.7% ndërkohë që vlera e përgjithshme e depozitave në valutë është vetëm 0.11% më e lartë se një vit më parë.

Rritja e depozitave bankare gjatë këtij muaji është rezultat i disa faktorëve, një ndër kryesorët eshtë edhe inflacioni në nivele të qëndrueshme i cili vlerësohet të ketë rritur aftësitë e familjeve shqiptare për të kursyer. Por ky ekspansion i përgjithshëm i depozitave në paranë e gjerë ka ardhur edhe si pasojë e kontributit pozitiv të shumicës së agregatëve monetarë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Efekti i turizmit rriti tregtinë me pakicë/ “Zgjerohet” me 4.9% në tremujorin e parë 2024

Postimi mëparshëm

Kredia e re arrin në 33.5 mld lekë/ Shifrat e muajit Maj flasin për një rekord të ri

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.