Turizëm

Cilët shtetas zgjodhën Shqipërinë për pushime? Kosova, lider në fluksin e vizitorëve. Turqia, me rritje

0

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në sektorin e turizmit, duke u shndërruar në një destinacion të preferuar për vizitorët nga e gjithë bota. Të dhënat më të fundit nga INSTAT konfirmojnë një rritje të ndjeshme në numrin e turistëve që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë kontekst, “Scan Intel” ka bërë një analizë të detajuar për të identifikuar cilat shtete kontribuojnë më shumë në fluksin turistik në Shqipëri.

Sipas statistikave për muajin korrik të këtij viti, Kosova është në krye të listës, me një përqindje dominuese prej 39.1% të numrit total të turistëve. Italia ndjek me 8.2%, Maqedonia e Veriut me 6.8% dhe Mali i Zi me 6%. Nga ana tjetër, vizitorët nga Turqia zënë 4.2% të totalit, ata nga Gjermania 2.8%, nga Shtetet e Bashkuara 2.4%, nga Franca 1.9% dhe nga Zvicra 1.6%.

Por si ka ndryshuar fluksi i turistëvë gjatë një viti? Një analizë e thelluar e  ndryshimeve vjetore në numrin  e turistëve tregon se rritja më e madhe është regjistruar për turistët nga Turqia, me një rritje prej 147.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, edhe turistët nga Estonia, India, Kina dhe Hollanda kanë shënuar rritje të konsiderueshme, përkatësisht 108.8%, 91.9%, 64.4% dhe 56.1%.

Në kontrast, Shqipëria nuk ka arritur të tërheqë vizitorët nga Bjellorusia, Arabia Saudite dhe Malajzia, të cilët paraqiten me një  rënie të ndjeshme prej 73.4%, 53% dhe 51% respektivisht në krahasim me një vit më parë.. Po ashtu, ka pasur një rënie të konsiderueshme në numrin e turistëve nga Rusia, Luksemburgu, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, një rënie që varion nga 30% në 41%.

Kjo panoramë e turizmit në Shqipëri tregon se vendi ynë është duke u pozicionuar si një destinacion global tërheqës, për shkak të interest të shtuar të turistëve  nga vende të ndryshme të botës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria mbështetet në rreth 1,200 zjarrfikës/ Eurostat: Jemi ndër vendet me normën më të ulët në raport me të punësuarit gjithsej

Postimi mëparshëm

Yield-i i bonove zbret më tej në 3.15%/ Niveli më i ulët që nga tetori 2023, pavarësisht kërkesës së ulët në ankand

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.