Ekonomi

Cilat vende “braktisën” produktet ‘Made in Albania’? Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill

0

Përgjatë prillit të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1.8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 3.9%, në krahasim me një muaj më parë. Kjo rritje ka ardhur pas shumë muajve me rënie, ndikuar edhe nga luhatja e monedhës europiane në tregun valutor. Nëse i referohemi shifrave për përiudhën katërmujore, shohim se eksportet janë ulur me 17.1%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 7.7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 5.1 pikë përqindje.

“Scan Intel” ka kryer një analizë për të parë se cilët nga partnerët kryesorë në drejtim të ekporteve “braktisën” produktet shqiptare në muajin prill të këtij vitit. Mes partnerëve tanë më të mëdhenj tregtarë, duket se rënia më e madhe regjistrohet me Italinë, me 18.3%. Më pas ndjek Mali i Zi me 10.1%, Gjermania me 8.1%, Greqia me 2.2 % dhe Serbia me 1.4%.

Ndërkohë, rritje të eksporteve me 155% patëm më Kinën. Pas Kinës, me rritje paraqiten eksportet me Maqedoninë e Veriut me 91.4%, me Spanjën në 84% dhe me Holandën në 796%.

Por, cilat janë produktet kryesore “Made in Albania” që janë importuar më pak nga Italia gjatë këtij prilli krahasuar me muajin prill të vitit të mëparshëm? Shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se mes 10 produkteve kryesore të eksportit të Shqipërisë drejt Italisë, rënien më të madhe në vlerë e regjistrojnë produktet si alumini, artikuj të veshjeve, artikuj prej metali dhe makineri elektrike.

Nga ana tjetër, u eksportuan në Itali më shumë artikuj prej gize e çeliku dhe produkte ushqimore.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria forcon tregtinë e jashtme me rajonin/ Eksportet u rritën me të gjitha vendet, përveç Malit të Zi dhe Kosovës

Postimi mëparshëm

Më shumë turistë në strukturat akomoduese/ Përgjatë tre muajve të huajt qëndruan rreth 348 mijë netë në Shqipëri

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.