Ekonomi

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?

0

Në vitin 2023, eksportet e mallrave arritën një total prej 440 miliardë lekësh, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej 9.5% krahasuar me vitin paraardhës. Edhe importet shfaqin të njëjtën trajektore rënëse ku vlera e tyre arriti në 873 miliardë lekë ose 8.2% më pak krahasuar me vitin 2022.

Por çfarë thonë shifrat sa i përkeet marrëdhënieve tregtare me vendet e BE-së?

Përsa i përket tregtisë me vendet e Bashkimit Europian, roli i BE-së si partner kryesor ekonomik i Shqipërisë mbetet thelbësor. Eksportet drejt BE-së përbëjnë 72% të eksporteve totale, duke arritur një vlerë prej 316 miliardë lekë. Megjithëse pati një rënie prej 11.5% krahasuar me vitin 2022, kjo shifër përfaqëson një rritje solide prej 38.6% krahasuar me vitin 2019.

Nga ana tjetër, importet nga BE përfaqësojnë 51% të importeve të mallrave, me një total prej 444 miliardë lekësh, duke shënuar një ulje prej 9.4% krahasuar me vitin e kaluar.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar marrëdhënien e Shqipërisë me vendet e tjera të BE? Me kë bashkëpunon më shumë, po më pak?  Shifrat sinjalizojnë se Italia vazhdon të jetë partneri ynë kryesor në tregti, si për eksportet ashtu edhe për importet. Eksportet drejt Italisë arritën në 189 miliardë lekë, duke u ulur 10.2% në krahasim me vitin 2022. Në të kundërt, importet nga Italia arritën vlerën prej 194 miliardë lekësh, me një rënie modeste prej 5.9% krahasuar me një vit më parë.

Me këto shtete u eksportuan  kryesisht “mallra të përpunuara” që përbënin  55% të eksporteve, “lëndët djegëse” pesha e të cilave ishte 16%  në totalin e eksporteve si dhe “ushqime, kafshë të gjalla” dhe “makineri dhe pajisje transporti” që zinin 10% dhe 9% të eksporteve totale të realizuara gjatë 2023.

Përveç analizës së tregtisë së jashtme për vitin 2023, ku të dhënat mbulojnë gjithë vitin, kemi shqyrtuar gjithashtu edhe performancën e tregtisë për periudhën Janar-Gusht të vitit 2024. Të dhënat për këtë periudhë tregojnë se importet arritën në  prej 305 miliardë lekë dhe vlera e eksporteve arriti në  18 miliardë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për “vese”/ Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë

Postimi mëparshëm

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.