Ekonomi

Turizmi, shifrat për qershorin/ Mbi 100 mijë netë qëndrime më shumë në strukturat akomoduese

0

Turizmi në Shqipëri ështe rikthyer në normat e dikurshme të para pandemisë tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në publikimin më të fundit mbi strukturat akomoduese. Shifrat bëjnë me dije se numri i vizitorëve, por edhe numri i netë qëndrimeve gjatë muajit Qershor 2022  ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë. Kështu, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese gjithsej përgjatë muajit Qershor 2022 është rritur me 25,5%. Të dhënat gjithashtu tregojnë se të njëjtën ecuri kanë ndjekur numri i vizitorëve vendas si edhe numri i vizitorëve të huaj duke u rritur përkatësisht me 15,2% dhe 34%. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë se rajoni Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 30% gjithsej, ndërkohë që në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 51,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sa i përket treguesit të netë qëndrimeve gjithsej, gjithashtu është regjistruar rritje në Qershor me 37,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Shifrat tregojnë se me rritje paraqiten edhe treguesit vijues, prej ku numri i netë qëndrimeve të vizitorëve vendas është rritur me 12.2%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rrtiur me 54.5%. Netë qëndrimet nga vizitorë vendas të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 39,7 %. Nëse do t`i analizonim këtë tregues sipas zonave, shifrat tregojnë, se në zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 48,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Përmbledhtazi, mund të themi se përgjatë muajit Qershor 2022, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“(38,1%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin rezulton në “Zonat Bregdetare” (62,5%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese rezulton në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” me (94%). Ndërkohë, sipas numrit të netë qëndrimeve numri më i lartë sipas rajoneve regjistrohet në “Rajonin Qendër“(41,9%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin është realizuar në “Zonat Bregdetare” (77,5%); dhe sipas llojit të strukturave akomoduese është realizuar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94 %).

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni sipas Eurostat në 7.2%/ Shqipëria mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve

Postimi mëparshëm

Sa fshatra ka Shqipëria? Rreth 2994, mesatarisht kanë nga 492 banorë/fshat, krahasimi mes qarqeve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.