Ekonomi

Turistët gjatë korrikut, nën nivelet e parakrizës, – Shtetasit nga Kosova “tejkalojnë” pandeminë, mbi 72 mijë hyrje më shumë

0

Instituti i Statistikave ka bërë publik raportin mujor të lëvizjes së shtetasve për Korrikun e vitit 2021. “Scan Intelligence Unit” i ka analizuar këto të dhëna duke i krahasuar ato me vitin 2019 për të kuptuar se si janë rezultatet e këtij treguesi para pandemisë dhe pas saj. Për muajin Korrik, hyrjet e shtetasve gjithsej në territorin shqiptar janë 1 milion e 646 mijë e 963 nga ku 488 mijë e 1 janë shqiptarë dhe 1 milion e 158 mijë e 962 janë shtetas të huaj. Krahasuar me vitin 2019, kjo shifër mbetet më e ulët. Gjatë vitit 2019, hyrje gjithsej regjistrohen 1 milion e 724 mijë e 374 nga ku rreth 548 mijë vendas dhe 1 milion e 176 mijë e 810 janë jo rezidentë. Pra, nga përllogaritjet, hyrjet gjithsej për muajin Korrik të vitit janë 4.7% më pak se në Korrikun e vitit 2019. Shifrat e lëvizjes së shtetasve duket se akoma nuk janë rimëkëmbur nga pandemia, tregojnë të dhënat e mësipërme. Sa i përket daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori, për muajin Korrik 2021 janë 475 mijë e 896, dhe krahasuar me mujain Korrik të vitit 2019 ky tregues është më i vogël.

"Scan Intelligence Unit” gjithashtu ka analizuar numrin e hyrjeve të shtetasve të huaj, sipas mujave, nga muaji Janar i vitit 2016, deri në muajin Korrik të vitit 2021. Muaji i cili mban rekord për numrin më të lartë të hyrjeve është muaji Gusht i vitit 2019, pra viti para pandemisë. Megjithatë pavarësisht pandemisë, shohim se muaji Korrik i vitit 2021, renditet në vend të katërt me numrin më të lartë të hyrjeve që nga viti 2016.

Nga analiza e hyrjeve të shtetasve të huaj sipas shteteve, hyrjet e shtetasve nga Kosova dominojnë me 521 mijë e 265 hyrje, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 101 mijë e 400 hyrje dhe Italia me 55 mijë e 989 hyrje. Hyrjet nga Spanja regjistrojnë numrin më të vogël dhe krahasuar me vitin 2019 kanë pësuar rënie me 16%. Shtetet që kanë pësuar rritje të hyrjeve në territorin shqiptar në muajin Korrik të vitit 2021, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2019 janë Kosova me 16.1%, Maqedonia e Veriut me 6.2 %, dhe Mali i Zi me 7.9%. Rënien më të madhe e kanë pësuar hyrjet nga Greqia me 30.2%. Le të kujtojmë se këto të dhëna mbështeten dhe nga të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga "Instat" pak ditë më parë. Krahasuar me vitin 2019, ato paraqiteshin në rënie duke lënë të kuptohen pasojat e pandemisë në sektorin e turizmit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bilanci i qendrave tregtare gjatë pandemisë, – Xhiro vjetore bie me rreth 1.4 milionë euro, ndikuar nga “TEG” dhe “QTU”

Postimi mëparshëm

Rriten “no-vax” në Shqipëri, – shifrat zyrtare, mbulimi vaksinal për fëmijët pranë nivelit më të ulët që prej 2014-ës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.