Ekonomi

Të huajt punësojnë 1 në 6 shqiptarë/ Thuajse gjysma e tyre punësohen nga ndërmarrje me pronësi italiane

0

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar treguesit krysorë ekonomikë të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Të dhënat janë marrë nga “Instituti i Statistikave”, në publikimin “Ndërmarrjet e huaja në Shqipëri 2018-2020”. Për vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta rezulton se punësojnë 16.4% të totalit në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2019, ky tregues është rritur me 0.3 pikë përqindje. Nga ana tjetër, këto ndërmarrje kanë realizuar 22.6% të shitjve neto. Po ashtu, krahasuar me vitin 2019, edhe shitjet neto kanë pësuar rritje për vitin 2020, me 2.1 pikë përqindje.

Le t’i analizojmë të dhënat për punësimin dhe për shitjet neto sipas vendeve. Në vitin 2020, nga vendet e Bashkimit Evropian, Italia zuri pjesën më të madhe, ose 48,0 % të punësimit në ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta dhe 21,2 % të shitjeve neto. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbuloi 2,9 % të punësimit dhe 3,5 % të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore. Sa i përket shteteve të tjera, Turqia zë përqindjen më të madhe të punësimit me 6.9% dhe nga ana tjetër zë 12.1% të shitjeve neto. Nga vendet e rajonit, për vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Serbia regjistrojnë 0.0% të totalit.

Struktura e treguesve kryesorë në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët sipas shteteve, 2018-2020

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tremujori i tretë “ringjall” investimet e huaja/ IHD prekin rekord që nga T4 2019, falë pasurive të paluajtshme

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, të dytët në botë për optimizmin, – Gallup: 70%, optimistë dhe me shpresë për vitin 2022

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.