Ekonomi

Shqipëria, i vetmi vend në Europë me rritje të numrit të fluturimeve. Në gusht 2021, 23% më shumë se gjatë gushtit 2019

0

Shumë vende kanë ndërmarrë masa kufizuese nga fillimi i vitit 2020, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, dhe si pasojë shumë sektorë kanë pësuar goditje. Këtë tregojnë dhe shifrat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave mbi numrin e fluturimeve sipas vendeve të Europës. Të dhënat e muajit gusht të këtij viti, tregojnë se numri i fluturimeve po rritet krahasuar me vitin 2020, por si paraqiten këto të dhëna krahasuar me nivelin e parakrizës. Numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 48% krahasuar me gushtin e vitit 2020, por ka rënë me 31% në krahasim me gushtin e vitit 2019. Mes vendeve të renditura gjejmë dhe Shqipërinë, ku sipas të dhënave është i vetmi vend në Europë i cili regjistron rritje të numrit të fluturimeve, me 23% gjatë muajit gusht, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2019. Të gjitha vendet e tjera paraqiten me rënie, ku rënia më e madhe regjistrohet në Finlandë me 60%, ndërsa rënien më të vogël pas Shqipërisë e regjistron Greqia, me 7%. Jo vetëm për muajin gusht të këtij viti, por edhe për muajin korrik, vendi ynë ishte i vetmi i cili regjistronte rritje të numrit të fluturimeve, me 0.6%, ndërkohë që gjithë vendet e tjera paraqesin të dhëna në rënie krahasuar me korrikun e vitit 2019.

Nëse do të flasim në terma absolutë, numri i fluturimeve gjithsej në vendet e Bashkimit Europian për muajin gusht është 479 mijë. Një vit më parë pra gjatë vitit të pandemisë kjo shifër regjistrohej 325 mijë, ndërsa në vitin 2019 ishte 696 mijë. Shqipëria, sipas të dhënave të “EUROSTAT”, regjistron 3,705 fluturime gjatë muajit gusht të vitit 2021, ndërsa në muajin gusht të vitit 2019 ky numër ishte 3.012 fluturime. Kjo rritje e numrit të fluturimeve për Shqipërinë, mund të jetë e ndikuar nga hapja e aeroportit më të ri në Kukës, “Zayed-Flatrat e Veriut”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fruta-perimet po kthehen në luks! Deri në 238% më të shtrenjta se 10 vite më parë, në vetëm 5 vite janë shtrenjtuar 2.5 herë më shumë se rritja e pagave

Postimi mëparshëm

Rritet sërish paraja jashtë sistemit, – Arrin në 362 mld lekë, shifra më e lartë në histori, rritje me 2% në një muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.