Ekonomi

Sa para tërhoqën shqiptarët në bankomat? Mesatarisht 15,800 lekë në një transaksion

0

Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Banka e Shqipërisë”. Shifrat flasin kështu për rreth 334 mld lekë të tërhequra ‘cash’, nga rreth 280 mld lekë që u tërhoqën në vitin 2022. Pra, u tërhoqën 19% më shumë para ose në vlerë absolute 54 mld lekë më shumë.

Përsa i përket numrit të transaksioneve, të dhënat tregojnë se brenda vitit  janë kryer në total 444 mld transaksione ose 21.9% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. Por, rritja e transaksioneve është më e ulët se ajo e vlerës së tërhequr dhe kjo do të thotë se gjatë vitit 2023 vlera mesatare e tërhequr në një transaksion nëpër pikat ATM në vendin tonë ka qenë 15,800 lekë.

Nga ana tjetër, edhe depozitimet janë paraqitur me rritje si në numër ashtu edhe në vlerë. Gjatë vitit 2023, shqiptarët kanë kryer 34% më shumë depozitime, vlera e të cilave arrin në 769 milionë lekë. Po ashtu në nisje të vitit 2024, ka patur një numër të konsiderueshëm të transaksioneve të kryera me karta në bankomat. Në janar të këtij viti u kryen gjithsej 1.6 milionë tërheqje me vlerë totale 2.7 mld lekë dhe 73,865 depozitime, me vlerë totale 36 milionë lekë. Ndërsa, përsa i përket tërheqjeve dhe pagesave nëpërmjet terminaleve POS në vitin 2023 u kryen 35% më shumë pagesa dhe 44% më shumë tërheqje se në vitin 2022.

Theksojmë se në të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë për tërheqjet nëpër pikat ATM nuk klasifikohen vetëm kartat e lëshuara nga bankat që operojnë në vendin tonë, por edhe nga të huajt apo emigrantët të cilët tërheqin cash me karta nga bankat e huaja.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë bleu Kosova nga Shqipëria? Produktet kryesore të importit, giza dhe çeliku

Postimi mëparshëm

Si ndryshoi harta e importeve me krizën? Italia mbetet partneri i parë i Shqipërisë, Koreja e Jugut futet në “top 10”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.