Studime

Sa para harxhojnë shqiptarët në bixhoz? Rreth 17 milionë euro në vit, bazuar në lojrat e fatit legale

0

Edhe pse para pothuaj katër viteve qeveria vendosi për mbylljen e lojërave të fatit, përsëri në vitin 2020 u përcaktuan me Vendim të Këshillit të Ministrave disa aktivitete si bingo tradicionale apo bingo televizive, të cilat mund të vazhdonin të funksiononin. Pavarësisht se flasim çdo ditë për krizë ekonomike, përsëri shqiptarët janë të dhënë pas lojërave të fatit. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar pasqyrën financiare të tre kompanive formale dhe që aktiviteti i tyre lejohet me ligj, për të parë se sa harxhojnë shqiptarët në lojërat e fatit. Në analizë janë marrë “Regency Casino”, “Telebingo Shqiptare” dhe “Lotaria Kombëtare”. Theksojmë se në vitin 2020, viti i cili referohet analiza, “Regency Casino” ishte e vetmja kazino e licensuar dhe që i lejohej aktiviteti.

Për vitin 2020, totali i të ardhurave për të tre kompanitë ishte rreth 2 mld lekë ose e shprehur në valutë 16.7 mln euro. Pra kjo është dhe shifra që kanë shpenzuar shqiptarët në kohë pandemie në lojërat e fatit. Po nëse do të analizonim totalin e vitit 2019-të, si paraqitet kjo shifër? Të dhënat tregojnë se totali i të ardhurave llogaritej në 3.9 mld lekë. Pra, shqiptarë shpenzojne thuajse 17 milionë euro në vit ne lojra fati, të ligjshme.

Po cila nga këto kompani ka peshën më të madhe në total? Të dhënat bëjnë me dije se kazinoja ka peshë më të lartë se bingoja tradicionale apo dhe ajo televizive. “Regency” zë rreth 80% të totalit, pra 80% të 2 mld lekëve që llogariten si të ardhura për vitin 2020. Për vitin e pandemisë kjo kompani regjistron të ardhura deri në 1,6 mld lekë ose 13.4 mln euro. E dyta në renditje ndjek “Lotaria Kombëtare” me një nivel të ardhurash deri në 371 mln lekë dhe më pas vijon “National sh.a” (Telebongo shqiptare), me të ardhura të llogaritura në 32 mln lekë.

Nëse do të flisinim për fitimet, siç e tregon dhe grafiku, “Regency” ka regjistruar fitime për vitin 2020 deri në 281 mln lekë ose 2.3 mln euro. Edhe pse me një shifër minimale, me fitim po ashtu për vitin 2020, paraqietet “Telebiongo Shqiptare”. Fitmi për këtë kompani llogaritet në 450 466 lekë. Nga ana tjetër, “Lotaria Kombëtare” e ka mbyllur vitin 2020 me humbje, në 299 mln lekë.

Po si ka ndikuar pandemia në të ardhurat dhe fitimet e këtyre kompanive? “Scan Intelligence Unit” ka krahasuar të dhënat e vitit 2020 me vitin 2019-të. Nga paraqitja grafike shihim se të tre kompanitë kanë shënuar rënie të të ardhuarve, ku rënien më të madhe e regjistron “Regency Casino” me 48.2%. “Lotaria Kombëtare” ka pësuar ulje në nivelin e të ardhurave, për vitin 2020, deri në 43%, ndërsa “Telebingo Shqiptare” në masën 17%.

Nga ana tjetër le të shohim si paraqitet panorama e fitimeve për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Nga të dhënat shohim se “Lotaria Kombëtare” paraqitet me humbje për të dy vitet, por humbja në vitin 2020 është thelluar me 15.8%. Rënien më të madhe në nivelin e fitimeve e regjistron “Regency Casino” me 71.9%, nga 1 mld lekë në vitin 2019-të në 281 mln lekë gjatë vitit të pandemisë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa kriptovaluta ka në Shqipëri? 28,559 zotërues kanë rreth $6.2 mld, me mbi 60% mbizotëron “Ethereum”

Postimi mëparshëm

Aksesi në trajtimin e infertilitetit/ Shqipëria e fundit në Europë, performancë “jashtëzakonisht e dobët”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.