Ekonomi

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare

0

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në Shqipëri në vitin 2023 qarkulluan gjithsej 868 mijë mjete, nga të cilat 36% e tyre janë prodhuar përpara më shumë se 20 viteve.

Nëse analizojmë mjetet rrugore sipas llojit, vëmë re se përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” me 80.6%, më pas ndjekin “Automjetet për transport të përzier ” me 6.2 % dhe “Motor” me 5.5%.

“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat për të kuptuar më shumë rreth moshës së mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri. Shifrat thonë se gjatë vitit 2023 uregjistruan 111,284 autovetura me vit prodhimi 2011-2023 ose 40% më  shumë krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu, u regjistruan 7.1% më shumë autovetura me vit prodhimi  2000-2010. Në të kundërt, grupi i autoveturave me vit prodhimi para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1.4%. Në një analizë më të detajuar vëmë re se autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 49.5% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Në total, 76.5% e automjeteve në vend janë mbi 10-vjeçare ndërsa 35.8% e tyre janë më shumë se 20-vjeçare. Në kontrast, Shqipëria ka një peshë shumë të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 1.1% të totalit. Nga ana tjetër, referuar të dhënave sipas markës më të përdorur në Shqipëri rezulton se dominojnë marka “Volkswagen” me 18.6%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 18.1%, dhe “Daimler Chrysler” me 9.8%.

Shifrat për markat sipas vitit të prodhimit tregojnë se në vitin 2023, 35.6% e automjeteve që i përkasin markës “Mercedes Benz” ishin me vit prodhimi para 2000 dhe 20.2% ishin prodhim i viteve 2011-2023. Ndërsa, “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Por si janë të shpërndara mjetet në Shqipëri sipas qarqeve? Referuar të dhënave konstatojmë se qarku me numrin më të lartë të mjeteve rrugore është qarku i Tiranës me 34.7 %, ndjekur nga qarku i Durrësit me 13.4 % dhe qarku i Fierit me 9.3 %. E njëjta ecuri sipas qarqeve, vihet re edhe për mjetet rrugore autovetura.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë mallrash morëm nga Greqia dhe Turqia?/ Në 6-mujorin e parë importuam kryesisht ushqim, pije, duhan dhe materiale ndërtimi

Postimi mëparshëm

Nga cilat shtete e importon Shqipëria mishin?/Prodhuesit më të mëdhenj botërorë, furnizuesit kryesorë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.