Ekonomi

Pensionet vullnetare zgjerohen edhe në pandemi. Anëtarët rriten me 9.7%, asetet me 23%, me hap më të ngadaltë se vitet paraardhëse

0

Numri i anëtarëve në skemat e pensionit privat në vendin tonë është rritur në rreth 31 mijë invidivë gjatë vitit 2020, në rritje me 9.72% krahasuar me 31 dhjetorin e vitit paaardhës, tregojnë shifrat zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Në vlerë ndërkohë, rritja është më e theksuar, në rreth 23%, për nJë total prej rreth 3.6 miliardë lekësh. Edhe viti i pandemisë rezulton kështu pozitiv në drejtim të skemave të pensionit privat, paçka se hapi i rritjes rezulton më i ulët se dy vitet paraardhëse. Në 2019 dhe 2018, rritja e numrit të anëtarëve fiksohej në 11.7% dhe 20.7% respektivisht. Edhe në vlerë vihet re një ngadalësim i hapit të rritjes, por më i lehtë, duke qenë se dy vitet paraardhëse, hapi i rritjes në vlerë investimesh fiksohej në rreth 26% për 2019 dhe 32% nw 2018, nga 23% që rezulton rritja vitin e fundit.

Sa i përket shpërndarjes së fondeve të pensioneve private sipas shoqërive administruese, “Credins Pensions” vijon të jetë në vend të parë për numër anëtarësh, me rreth 56% të totalit, ndjekur nga “Sigal”. Sa i përket vlerës së aseteve, “Sigal” mban vendin e parë, ndjekur nga “Credins Pensions”, e cila ka rritur lehtë peshën e saj në këtë drejtim gjatë vitit të fundit, krahasuar me vitin paraardhës.

Sa i përket raportit gjinor, femrat vijojnë të jenë më të shumta në numër anëtarësh, krahasuar me meshkujt. Por, këta të fundit kanë ngushtuar hendekun gjatë vitit të pandemisë, duke qenë se rritja për ta ka qenë dy herë më e lartë se për femrat, sinjalizojnë shifrat zyrtare.

Pavarësisht ritmeve të zgjerimit gjatë viteve të fundit, skemat private të pensionit mbeten ende jo shumë të përhapura, edhe për shkak të mungesës së shtyllës së tretë të skemës së pensioneve, pra të të kombinimit mes pensionit të detyrueshëm dhe atij vullnetar, nën shembullin e vendeve më të zhvilluara të botës. Mungesa e kësaj shtylle e vendos tërësisht në dorën e qytetarëve këtë lloj investimi për të ardhmen.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku ndryshojnë gratë nga burrat në Shqipëri? “Flasin” shifrat

Postimi mëparshëm

Si i shpenzojnë familjet shqiptare lekët? Për qejf dhe për “vese” 300 mln euro më shumë në vit se arsim dhe shëndet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.