Financë

Pandemia pasuroi më shumë të pasurit. Depozitat mbi 2.5 mln lekë u rritën me 6.2%, ato nën 2.5 mln, me 4.5%

0

Në total, në sistemin tonë bankar janë të depozituara rreth 1.29 trilionë lekë, nga të cilat, rreth 1.22 trln lekë janë të sigurueshme. Të dhënat i referohen dhjetorit të vitit 2020. Prej kësaj shume, 1.03 trln lekë janë depozita të individëve, ndërkohë që pjesa tjetër, prej 196 mld lekësh, janë depozita të tregtarëve dhe shoqërive të kursim kreditit. Por si ndahen llogaritë depozituese të individëve, sipas shumës së depozituar? Shifrat zyrtare nga raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020 tregojnë se, depozitat mbi 2.5 mln lekë janë rritur me 6.2% gjatë 2020-ës, për të prekur nivelin e 585 mld lekëve, ndërsa ato nën 2.5 mln lekë janë rritur me një hap më të ngadaltë, prej 4.5%, për një total prej 445 mld lekësh. Kjo do të thotë se, më shumë se gjysma e parave të depozituara në bankë, ose 56.8% e totalit, në fakt janë të përqëndruara në vetëm 3.86% të llogarive. Llogaritë bankare me më shumë se 2.5 milionë lekë depozita janë rreth 101 mijë të tilla, ndërkohë që ato me më pak se 2.5 mln lekë janë rreth 2.51 milionë. Nga ana tjetër, sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, nga kjo shifër, 920 mijë llogari kanë një vlerë të depozituar prej më pak se 100 lekësh.


*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Janë vaksinuar 36% e +60 vjeçarëve. Norma ngjitet deri në 50% për grupmoshën mbi 65 vjeç

Postimi mëparshëm

Në Shqipëri, pjesëmarrja e femrave në votime, 44.3%, e meshkujve, 50.1%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.