Ekonomi

Numri i OJF-ve, rekord në vitin 2023/ Numërohen mbi 2,500 në total, në 10 vite u rritën me gati 20%

0

Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF), dhe ato Ndërkobëtare kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të mirëfillitë dhe duke punësuar mijëra individë. Por çfarë thonë më konkretisht të dhënat mbi numrin e tyre dhe regjistrimet e reja ndër vite?

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat e regjistrit të bizneseve, të publikuar nga INSTAT, për të patur një panormanë sa më të qartë. Në total, rezulton se në vitin 2023 në vendin tonë janë 2,513 Organizata Jo-fitimprurëse dhe Organizata Ndërkomëbtare, me statusin aktiv. Nga të dhënat historike të “Institutit të Statistikave” shohim se kjo shifër është më e larta në 10-të vitet e fundit. Në vitin 2013-të regjistroheshin gjithsej 2,110 OJF dhe Organizata Ndërkombëtare, për të patur një “hov” në vitin 2016-të, me 2,465 ndërmarrje aktive të kësaj natyre.

Krahasuar me vitin 2013-të, numri i Organizata Jo-fitimprurëse u rrit me 19% në vitin 2023. Megjithatë, sa i përket OJF-ve të reja të krijuar në vitin 2023, numri i tyre vlerësohet sipas INSTAT në 140, nga 225 të krijuara në vitin 2022, duke rënë kështu me 37%.

Në dhjetë vitet e fundit numri më i ulët i OJF-vë të reja të krijuara rezulton në vitin 2020. Duket sikur në këtë vit pandemia dekurajoi hapjen e tyre me vetën 189 të reja, ndërkohë viti 2016-të mban rekord me 361 Organizata Jo-fitimprurëse dhe Organizata Ndërkomëbtare të reja.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rreth 84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura/ Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

Postimi mëparshëm

Tekstilet “groposin” eksportet/ Shifrat e tregtisë së jashtme i rikthehen rënies në Maj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.