Ekonomi

Më shumë të huaj gjatë marsit/ Vizitorët nga Kosova, të vetmit me rënie, ato nga Greqia me rritje të ndjeshme

0

Muaji mars i këtij viti paraqet rritje të lëvizjes së shtetasve në të gjithë treguesit e tij. Shifrat e publikimit nga “Instituti i Statistikave”, bëjnë me dije se hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin shqiptar, për muajin Mars të këtj viti janë rritur me 60.5% dhe regjistrohen 632,961 hyrje. Me rritje paraqiten edhe dy treguesit e tjerë, nga ku hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 62.1%, ndërsa hyrjet nga shtetasit shqiptarë janë rritur me 59.2%. Këto tregues shihet të jenë rimëkëmbur ndjeshëm nga pandemia edhe në terma tremujorësh. Gjatë periudhës janar-mars për vitin 2022, hyrjet gjithsej janë rritur me 33.2%, nëse do ta krahasonim me tremujorin e parë të vitit 2021. Nëse do të flisim për daljet ndryshimi paraqitet pozitiv po ashtu. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022 janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit mars 2022 janë 388.067 dhe shihet të jetë rritur me 51,7 %. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit mars 2022 është rritur me 90.9%. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 numri i daljeve të shtetasve gjithsej nga territori i Shqipërisë është rritur me 44.9%, krahasuar me periudhën janar-mars të vitit që lamë pas.

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar gjithashtu treguesin mbi hyrjet sipas shteteve. Ajo që vihet re nga shifrat është se gjatë tremujorit të parë të vitit hyrjet nga Kosova kanë rënë me 9.5%. Siç e paraqet edhe grafiku, Kosova është i vetmi vend me rënie, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe e kanë regjistruar hyrjet nga Greqia, me 403.3%. Rritje të ndjeshme kanë pësuar dhe hyrjet nga vende si Anglia, me 335% apo Spanja me 330%. Rritjen më të ulët e kanë shënuar hyrjet nga Maqedonia me 4.2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Shfryhet” portofoli i shqiptarëve/ 2.2 mln kartëmonedha më pak në 2021, por rritet vlera mesatare, ngjitet në 2421 lekë

Postimi mëparshëm

Familjet shqiptare, me prona, por pa lekë! 48 mijë euro pasuri, shtëpia dhe pronat zënë mbi 80% të totalit, vetëm 7% janë pasuri financiare

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.