Popullsia

Lindjet prekin rekordin më të ulët në 32 vite/ Ranë me 13% gjatë vitit 2022, pesimiste edhe shtesa natyrore

0

Viti 2022 regjistron rekordin më të ulët historik të 32 viteve të fundit sa i përket numrit të lindjeve. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri janë regjistruar rreth 23 mijë lindje, nga rreth 28 mijë që regjistroheshin në vitin 2021. Rënia është drastike, me plot 13%. Nga shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” rezulton se kjo është rënia më e madhe që prej vitit 2002, kur lindjet binin me 20%. Pra, kemi të bëjmë me rënien më të lartë të lindjeve në dy dekada. Ndërkohë, rënia më e ulët e lindjeve në harkun kohor të gati 30 viteve është regjistuar përgjatë vitit 2014-të me 0.03%, krahasuar me vitin 2013-të. Pra, nisur nga kjo tendencë rënëse e numrit të lindjeve duket qartë se popullsia jo vetëm po tkurret ndjeshëm, por gjithashtu edhe po plaket me shpejtësi. Kjo mbështet edhe nga shifrat e emigrmit apo aplikimeve për azil në vendet e Europës, të cilat dëshmojnë se një pjesë e mirë e grupmoshës së re është larguar nga Shqipëria. Këto lëvizje janë kryesisht të dominura nga faktorët ekonomikë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, shumë pesimiste janë shifrat e shtesës natyrore të popullsisë. Të dhënat sinjalizojnë se tre vitet e fundit kanë regjistuar shtesë natyrore shumë të ulët, ndërsa në vitin 2021 regjistohej shtesë natyrore negative ku vdekjet tejkalonin lindjet me 3,296 vdekje më shumë. Sa i përket shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2022 shifrat tregojnë se janë 675 lindje më shumë se vdekje. Edhe pse raportohet shtesë natyrore pozitive, nga ana tjetër, ky tregues është i dyti më i ulët, pas vitit 2020, në 32 vite. Referuar të dhënave historike, shihet se shtesa natyrore e popullsisë ka ardhur në rënie vit pas viti duke dëshmuar edhe njëherë plakjen e popullsisë.

Të dhënat demografike të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se viti 2022, ashtu si viti 2021 apo viti 2020, ka rezultuar fatal sa i përket humbjes së jetëve, krahasuar me vitet e mëparshme, kjo ndikuar edhe nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, pavarësisht fushatës së vaksinimit. Përgjatë vitit 2022 janë regjistruar gjithsej 22,900 vdekje. Edhe pse është viti i tretë me numrin më të lartë të vdekjeve, pozitiv është fakti se viti 2022 ka pësuar rënien më të lartë të vdekjeve në 32 vite me 24%, ndërkohë që viti 2021 dhe 2020 shënuan rritjen më të lartë të fataliteteve me 10.5% dhe 25.8%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kreditë me probleme e mbyllin vitin me sukses/ Dhjetori rikthen tendencat rënëse, treguesi ulet në 5%

Postimi mëparshëm

Trendi demografik, jugu drejt “shuarjes”/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak “dramatike”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.