Financë

Kreditë me probleme/ Rikthehet tendenca rënëse, 5.32% treguesi për Qershorin

0

Norma e huave me probleme, një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, duket se i është rikthyer tendencës rënëse, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ky tregues ka zbritur kështu në 5.32% për periudhën Qershor 2022, nga 5.44% që ishte gjatë muajit Maj, duke shënuar madje edhe vlerën e dytë historike minimale prej vitit 2014 sipas të dhënave të vëna në dispozicion. Thënë më ndryshe, muaji Qershor vjen me një ndryshim pozitiv me 0.12 pikë përqindje të kredive me probleme, çka sinjalizon se aftësitë paguese të individëve dhe bizneseve, ashtu dhe ato të sektorit bankar mbeten mjaft të shëndetshme duke thyer madje presionet inflacioniste të cilat vijojnë të ushqehen nga normat të larta të inflacionit në tregjet botërore.

Nëse do të marrim në analizë sesi ka ndryshuar ky tregues përgjatë muajit Qershor ndër vite, shohim se pesha e huave me probleme ka pësuar rënie me 352% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2014, me 294% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2015, me 275% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2016, me 193% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2017, me 149% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2018, me 111% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2019, me 52% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2020, dhe me 34% krahasuar me muajin Qershor të vitit 2021.

Ulja e raportit të kredive me probleme po jep dukshëm efekte pozitive edhe në rezultatet financiare të sektorit bankar. Paralelisht me të, rritja e kërkesës për kredi dhe bilancet e shëndetshme të këtij sektori, janë përkthyer në rritje të qëndrueshme të kreditimit për bankat.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet “fryjnë” tregtinë e jashtme me gati 1 mld euro/ Në 4 muajt e parë, 930 mln euro më shumë shkëmbime tregtare, defiçiti prek rekord

Postimi mëparshëm

30% e aksidenteve rrugore ndodhin të premteve dhe të shtunave/Kujdes oraret 08:00-12:00 dhe 14:00-17:00.

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.