Ekonomi

Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë/ Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit

0

Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të vitit paraqiten me rritje pothuaj në të gjithë indekset, por po ashtu edhe prodhimi i të mirave. Rritjen më të madhe e regjistrojnë hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga. Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë. Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 53.9% krahasuar me një vit më parë, e cila është dhe shifra më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 18.1% dhe fondi i pagave me 44.7%. Hotelet po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin hotele është rritur me 38.7%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.5%. Fondi i pagave është rritur me 34.7%. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

“Bar-Restorantet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 34.7%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 5.2% dhe numri i të punësuarve për aktivitetin “Tregti”. Nga ana tjetër, “Informacioni dhe Komunikacioni” regjistron rritjen më të lartë të fondit të pagave me 49.8%.

Instituti i Statistikave ndër të tjera ka publikuar gjithashtu treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e tretë të këtij viti. Këta tregues sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria, Energjia elektrike, Furnizimi me ujë apo Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve. Sipas shifrave, nga këto grupe rritjen më të lartë të shitjeve neto e ka “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” dhe “Energji elektrike, Gaz, Avull” me 29.9% dhe 28.7%. Sa i përket indeksit të prodhimit në volum rritjen më të lartë e ka regjistruar grupi “Energji elektrike, Gaz, Avull” me 33.3%.

Nëse do të flasim për numrin e të punësuarve dhe fondin e pagave për aktivitetet e të mirave përgjatë tremujorit të tretë të vitit, të dhënat tregojnë se rritjen më të lartë e kanë shënuar të punësuarit për aktivitetin “Ndërtimi” me 3.5% dhe pagat me 18.3% po për të njejtin aktivitet.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe

Postimi mëparshëm

Shoferët, gjithmonë e më shumë fajtorë/ Vetëm 1 në 7 aksidente shkaktohet nga këmbësorët, 4 vite më parë raporti ishte 1 në 5

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.