Ekonomi

Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë/ Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve

0

Të dhënat më të fundit zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” sinjalizojnë se edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë. Shifrat tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik, prej 354 mln euro, nëse e krahasojmë me të njejtën periudhë të viteve të kaluara. Rikujtojmë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e investimeve të huaja direkte fiksohej pranë 307 milionë eurove.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cila është gjeografia e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Konkretisht, flukset e investimeve nga Turqia gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, kanë arritur pranë  69 milionë eurove duke zënë kështu 19.5% të totalit të investimeve. Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia me 41 milionë euro investime. Austria pason në vend të tretë, ndjekur nga Hollanda, Kosova dhe Gjermania. Në të kundërt, flukset e investimeve ishin më të ulëta nga Kina, Greqia, Suedia dhe Sllovenia, vlera e të cilave varion nga 1 milionë euro në 3 milionë euro.

Nga ana tjetër, rreth 23% e fluksit total ka ardhur nga investime anonime sipas vendit të origjinës. Janë plot 80 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë në tremujorin e parë të këtij viti të cilat figurojnë si “konfidenciale”.

Nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti vëmë re se shtetet si dhe Austria, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova kanë patur rritjen më të lartë të flukseve të investimeve në Shqipëri me 47.8%, 50% dhe 81.8% respektivisht. Ndërsa, investimet nga Hollanda kanë humbur terren krahasimisht me një vit më parë pasi u regjistruan në 25 milionë euro, ose 35 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Po ashtu me rënie paraqiten edhe investimet nga Greqia, Franca, Suedia dhe Sllovenia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rekordet e turizmit nuk surprizojnë më/ Në pesë muaj u regjistruan rreth 3.3 milionë vizitorë të huaj

Postimi mëparshëm

Yield-i i bonove 12-mujore “prek fundin”/ Norma mesatare zbret në 3.28%, favorizuese për investitorët

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.