Çmimet

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet/ Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%

0

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. INSTAT raporton se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit, zbriti në 2.1% në qershor, nga 4.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet, ndryshe nga më herët ku grupi “transporti” kontribuonte negativisht. Konkretisht, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0.72 pikë përqindje,  pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.42 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.27 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje. Ndërkohë që çmimet në  grupet si  “Shërbimi arsimor” me 0.06, “Transporti” me 0.05  dhe “Argëtim dhe kulturë” u rritën nga 0.04 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se si kanë ndryshuar çmimet në grupet kryesore. Sipas të dhënave vemë re se në krahasim me muajin qershor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve reflektohet në kategorinë “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.7%. Kjo rritje pasohet nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.3% dhe “Veshje dhe këpucë” me 3.2%. Po ashtu, çmimet janë rritur me 2.2% për grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Hotele, kafene dhe restorante”, dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”. “Shërbimi arsimor” shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2%. Në grupin “Argëtim dhe kulturë” u vërejt një rritje prej 1.9%, dhe “Shëndeti” pati një rritje prej 1.7%. Ndërkohë, “Transporti” dhe “Komunikimi” kishin rritje më modeste, përkatësisht 0.9% dhe 0.1%.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3.4%, ndërsa nën-grupi “peshk” pati një rritje prej 3.3%. Po ashtu, çmimet e “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” u rritën me 2.9%, ndërsa “zarzavate përfshirë patatet” me 2.6%, dhe “mish” me 2.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Diversiteti etnik në Shqipëri, treguesit e Cens 2023/ Minoritetet greke dhe romë përbëjnë shumicën e popullsisë joshqiptare

Postimi mëparshëm

Bumi i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme rrisin PBB/ Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 3.63%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.