Turizëm

Indeksi i turizmit, si pozicionohet Shqipëria? Jemi mes vendeve me rritjen më të lartë, por ka fusha ku duhen përmirësime

0

Performanca e mirë e turizmit në vendin tonë nuk reflektohet vetëm në shifrat e “Institutit të Statistikave”, por edhe nga institucione ndërkombëtare të ndryshme. Shqipëria renditet në vend të 66-të në botë, nga 119-të vende të marra në analizë, në indeksin e turizmit të publikuar nga “Forumi Ekonomik Botëror”. Vendi ynë është vlerësuar me 3.87 pikë për vitin 2024, ku rezultatet e përgjithshme variojnë nga 1 në 7, ku 1 është rezultati më i keq dhe 7 është rezultati më i mirë. Shqipëria bën pjesë mes 10 vendeve me rritjen më të lartë të pikëve në këtë indeks, krahasuar me vitin 2019-të, me 5.9%.

Në nivel rajoni, Shqipëria në këtë renditje ka lënë pas Serbinë, e cila renditet në vend të 68-të, Maqedoninë e Veriut në vend të 87-të dhe Bosnje Hercegovinën në vend të 90-të. Në këtë renditje më mirë se ne pozicionohet vetëm Mali i Zi, i cili renditet në vend të 60-të.

Por ku ka performuar më mirë Shqipëria në këtë indeks? Sipas të dhënave rezultatet më të mira i kemi sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe konkurueshmerisë së çmimeve. Një vlerësim tjetër pozitiv kemi edhe sa i përket higjenës apo qëndrueshmërisë mjedisore.

Nga ana tjetër, në këtë indeks kemi edhe fusha ku duhet të përmirësohemi. Sipas të dhënave të raportit nga “Forumi Ekonomik Botëror”, fushat ku Shqipëria ka performuar më negativisht lidhet me burimet natyrore dhe kulturore. Po ashtu, një vlerësim tjetër negativ kemi sa i përket infrastrukturës. Janë kryesisht këto fusha ku duhet më shumë punë për të ngritur turizmin në vitet në vijim.

Sipas raportit, përgjithësisht vendet e Europës duket se kanë performuar mirë në indeksin e turizmit për vitin 2024.

Klikoni këtu për raportin plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sistemi AIPS, 1.5 miliardë euro transferta në 4 muaj/ “Revolucioni” bankar që uli kostot dhe rriti efikasitetin

Postimi mëparshëm

“Vala” e re e vizitorëve, më shumë turistë nga Afrika dhe Azia/ Në prill, rritet numri i turistëve nga kontinentet e largëta

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.