Turizëm

Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%

0

Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e tetorit. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese ka rënë numri i netë qëndrimeve gjatë nëntorit të vitit 2022, krahasuar me të njetjën periudhë të vitit të kaluar, me 2.7%. Ndërkohë numri i vizitorëve është rritur me shifra modeste, deri në 13.5%. Sipas këtyre të dhënave kuptojmë se vizitorët kanë ardhur në vendin tonë gjatë nëntorit, por nuk kanë qëndruar. Në nëntor janë regjistruar gjithsej 77,970 vizitorë. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre numri i atyre vendas për muajin nëntor ka pësuar rritje me 11.8%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 38 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 39,723 dhe rritja vjetore është 15.2%. Sipas rajonit, numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63.8%, ndërsa sipas akomodimit numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë, me 12.7 %.

Le të rikthehemi te numri i netë qëndrimeve sipas tipologjisë. Sa i përket këtij treguesit, numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas është rritur me 6% ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ka rënë me 8.2%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin nëntor të vitit 2022 është regjistruar në 127,511, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 73,378 netë qëndrime nga vizitorë të huaj dhe 54,133 netë qëndrime nga vizitorë vendas. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 39.7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 12,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin nëntor të vitit 2022 janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 22%, Italia me 8.3%, Anglia me 2.9%, Gjermania me 2.3% dhe Shtetet e Bashkuara me 2.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shoferët e “vjetër”, më të papërgjegjshëm se të rinjtë/ Ata me mbi 9 vjet patentë shkaktojnë 2 herë më shumë aksidente se ata me 0-3 vjet eksperiencë

Postimi mëparshëm

Eurostat: Inflacioni e mbyll vitin në 7.5%/ Shqipëria, poshtë mesatares së BE, por mbi Zvicrën apo Luksemburgun

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.