Ekonomi

Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi/ Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë

0

Sipas shifrave të publikuara nga “Banka e Shqipërisë” mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik në muajin prill të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, rezulton se të gjithë sektorët  kryesorë të ekonomisë kanë rritur nivelin e huasë përveç ” Transportit”, “Shërbimeve administrative” dhe” Shëndetësisë”.

Nëse analizojmë shifrat e huasë së re për biznesin të cilësuar sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se nga sektorët që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë këtij muaji mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 10.5 mld lekë hua, ose 73.3% më shumë se në mars të po këtij viti. Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Aktivitete të tjera shërbimi” me 3.5 mld lekë dhe 3.1 mld lekë kredi të re të huazuar nga banka.

Në të kundërt, të dhënat nga institucioni i bankës tregojnë se sektorët që i’u drejtuan më pak bankave për kredi ishin “Arte,argëtim dhe çlodhje” me 32 mln lekë dhe “Shëndetësia” me 20 mln lekë. Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori ”Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”  mori 1210.8% më shumë kredi se në prillin e vitit të  kaluar. Ndërsa, rritja e dytë më e lartë i përket sektorit “Aktivitete financiare dhe të sigurimit” me 567.7%.  Ndërsa, sektorët si “Tregtia”, “Ndërtimi” dhe “Aktivitete të tjera shërbimi” të cilët ishin edhe sektorët me vlerën  më të lartë të huazuar në prill të vitit 2024, kanë patur një rritje vjetore që varion nga 7.3% në 160.9%

Nga ana tjetër, nëse përllogarisim peshën e huasë së re që zë secili sektor në huanë totale rezulton se “Tregtia”, “Ndërtimi” dhe “Shërbimet” zënë pjesën më të madhe. Përkatësisht, huaja e shpërndarë për sektorin e tregtisë përbënte 42.4%, ajo për ndërtimin 14.1% dhe për shërbimet u shpërnda gjithsej 12.9% e huasë totale që ishte planfikuar për korporatat jofinanciare private.

Në fund të analizës, konkludojmë se huatë e  reja të dhëna gjatë muajit prill të këtij viti  drejt  korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik fiksohen në rreth 24.8 miliardë, shifra më e lartë kjo gjatë katërmujorit të parë të këtij vit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritja e shpenzimeve, “tkurr” kursimet e shqiptarëve/ Jo vetëm euro, edhe depozitat në lekë me rënie në prill

Postimi mëparshëm

Importi i kafshëve të gjalla, rekord në prill/ Turizmi nxiti kërkesën për produkte të mishit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.