ÇmimetEkonomi

Eurostat “zbret” inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri

0

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të matur inflacionin në vend sipas metodës së Eurostat dhe vihet re që kjo vlerë vijon të qëndrojë nën atë të inflacionit të raportuar përgjatë muajit tetor, që sipas metodës vendase ishte në vlerën e 8.3%.

Megjithatë siç është përmendur më parë, ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, ka diferencë për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”.

Ndyshe nga muaji i kaluar, rritja më e madhe e çmimeve, prej 13,7% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, duke lënë grupet “Transporti”, me 12,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9%, “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8% “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4% secila, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0% dhe “Komunikimi” me 0,6%.

Nga ana tjetër ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor 2022, është 0,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0,8%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%, Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,8%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2%.

Të dhënat tregojnë se, Shqipëria vijon të mbajë të njëtën renditje sa i përket rritjes së çmimeve, krahasuar me vendet e Europës, përkatësisht në vendin e gjashtë nga fundi. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit tetor, me 11.5%. Krahasuar me muajin shtator, mesatarja e rritjes vjetore të çmimeve në union është rritur me 0.6 pikë përqindje. Vende si Estonia, Hungaria dhe Lituania kryesojnë listën e shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve. Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton të ketë një rritje më të lartë çmimesh krahasuar me vende si Spanja, Franca, Islanda, Malta dhe Zvicra.

Ndryshimi vjetor i IHÇK sipas Shteteve, Tetor 2022

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% – Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot

Postimi mëparshëm

Qeveria do na japë 673 lekë në ditë/ Nga të cilat, vetëm 119 si investime! Ndarja e “tortës së buxhetit” sipas sektorëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.