Çmimet

Çmimet në Shqipëri, më të lira se rajoni dhe BE-ja/ Në muajin Maj, inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%

0

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Maj të vitit 2024 regjistrohet në 2.5%. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njejtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2.2%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet poshtë kufirit mesatar të Bashkimit Europian. Këtë e pohojnë edhe shifrat e këtij treguesi për muajin Maj, ku rezulton se mesatarja e rritjes së çmimeve në Europë për të njëjtin muaj regjistrohet në 2.7%, ndërkohë që në Shqipëri kjo normë arrinte në 2.5%. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë janë Rumania me 5.8%, Islanda me 5.2%, Mali i Zi me 5.1%, Blegjika dhe Maqedonia e Veriut. Pra, edhe për Majin, shifrat tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet vendi me normën më të ulët të çmimeve në rajon.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 3.9% vërehet në grupet “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 2.8%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.7% secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.6%, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.4%, “Transporti” me 0.3% dhe “Komunikimi” me 0.2%.

Në muajin Maj 2024, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.04%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0.9%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.2%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tekstilet “groposin” eksportet/ Shifrat e tregtisë së jashtme i rikthehen rënies në Maj

Postimi mëparshëm

Kosova, partneri kryesor për eksportet/ Në rritje edhe me Maqedoninë e Veriut. Serbia kryeson importet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.