Ekonomi

Çmimet e prodhimit dhe importit rriten ndjeshëm/ Me 17% dhe 10.7% në T1 2022, rriten edhe kostot e ndërtimit si pasojë e shpenzimeve për energji

0

Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit, të çmimeve të importit si dhe rritje të indeksit të kushtimit në ndërtim për banesa gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kështu, indeksi i çmimeve të prodhimit regjistron rritje me 17%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe një rritje prej 12.5%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Rritjen më të lartë të çmimeve e regjistron seksioni “Industi Nxjerrëse” me 28.5%, pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 22,4%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 15,4%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 26,8%.

Por si kanë ndryshuar çmimet e importit? Shifrat tregojnë se indeski i çmimeve të importit për tremujorin e parë të vitit arriti në 111.7, duke shënuar rritje me 10.7%. Kjo rritje shihet të ketë ecur me hapa të shpejtë nëse do ta krahasonim me mesataren e rritjes së çmimeve të konsumit përgjatë tre muajve të parë të vitit, e cila regjistrohet rreth 4.5%. Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 73,4%, e cila është dhe rritja më e lartë. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” shënoi një rritje me 8,6%. Nga ana tjetër, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka regjistruar një rrije në tremujorin e parë të vitit me 3.8%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Nëse do ta krahasonim me tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, pra tremujorin paraardhës, shifrat tregojnë se indeksi i çmimeve të importit është rritur me 6.1%.

“Scan Intel” ka analizuar ndër të tjera edhe indeksin e kushtimit në ndërtim për tremujorin e parë të vitit. Shifrat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim në tremujorin e parë 2022 është 5,0%. Krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e kostove në ndërtim vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 11,7%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 6,0%, “Shpenzime makinerie” me 3,8%, “Kosto të tjera” me 3,5%, “Shpenzime për paga” me 2,5% dhe “Shpenzime transporti” me 2,1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare/ Renditja atipike, përfaqësojnë 53% të prodhimit ekonomik vjetor, krahasimi me vendet e tjera

Postimi mëparshëm

Pastrimi i parave, Shqipëria “kalon klasën”/ Moneyval: Përmirësim dhe progres në disa aspekte kyçe, ka arritur pritshmëritë tona

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.