Turizëm

Cili qark “udhëton” më shumë? Tirana dhe Fieri regjistojnë përqindjen më të lartë të udhëtimeve, Gjirokastra në fund të listës

0

Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet të cilat bëjnë më shumë udhëtime. Mbi 30% e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë si vend origjine qarkun e Tiranës. Këtë tregojnë të dhënat e “Anketës së Turizmit për Pushime dhe Udhëtime” për vitin 2021, të publikuar së fundmi nga “Instituti i Statistikave”. “Scan Intel” i ka analizuar këto të dhëna për të bërë një krahasim mes qarqeve të cilat udhëtojnë më shumë si brenda Shqipërisë, por gjithashtu edhe jashtë saj. Referuar shifrave 33.5% e udhëtarëve të cilat kanë vizituar Shqipërinë janë nga Tirana. Qarku i dytë i cili ka përqindjen më të lartë të udhëtarëve është Korça me 10.9%, pasuar nga qarku i Fierit me 8.4%. Në renditje vijon Elbasani si vend origjine me 8.2% të udhëtarëve të cilët kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2021. Por cilët qarqe udhëtojnë më pak në Shqipëri? Të dhënat grafike thonë se Gjirokastra është qarku i cili ka përqindjen më të ulët të udhëtimeve. Vetëm 1.4% e gjirokastritëve kanë udhëtuar nëpër Shqipëri vitin e kaluar. Dibra ndjek në renditje Gjirokastrën me 2.5%.

Nëse analizojmë udhëtimet jashtë Shqipërisë përsëri të dhënat tregojnë se tiranasit janë ato të cilët udhëtojnë më shumë. Rreth 37.1% e udhëtimeve jashtë vendit kanë si origjinë kryeqytetin. Qarku i Fierit është qarku i dytë më përqindjen më të lartë të udhëtarëve të cilët kanë dalë jashtë Shqipërisë. Janë 11.8% e e udhëtimeve jashtë vendit të cilat kanë si destinacion Fierin, pasuar nga Durrësi me 11% dhe Korça me 8.9%. Nëse do të flasim për anën tjetër të tabelës Gjirokastra nuk surprizon. Edhe për udhëtimet jashtë vendit ky qark regjistron përqindjen më të ulët me vetëm 0.3%. Pra, e thënë ndryshe, vetëm 0.3% e totalit të udhëtimeve kanë qenë nga Gjirokastra. Qarku i Kukësit ndjek në renditje me përqindjen më të ulët me 0.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ku i bëjnë pushimet shqiptarët? Në dimër në Korçë, në verë në Vlorë. Jashtë zgjedhin Malin e Zi

Postimi mëparshëm

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.