Raporte

Cilat janë problematikat kryesore të biznesit? Anketa e RCC: Pandemia, korrupsioni dhe kriza e migrimit, sfidat e sipërmarrjes në Shqipëri

0

Pandemia COVID-19, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, i publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ky është publikimi i tetë i këtij barometri dhe vjen në nje moment kur Europa përballet me sfida të mëdha për sigurinë e saj, ndërkohë që ende ka nëpër këmbë rreziqet e krizës ekonomike në shkaktuar nga shpërthimi i pandemisë. Anketat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2022 u kryen nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit 2022 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Anketa ndahet në sondazh i Opinion Publik i cili është i përbërë nga 109 pyetje për 6029 qytetarë dhe sondazhi për Opinionin e Biznesit i cili është i përbërë nga 177 pyetje për 1203 pronarë biznesi, menaxherë apo drejtues.

“Scan Intel” është ndalur në Anketën e Opinionit të Biznesit duke analizuar disa nga problematikat kryesore të biznesit në vendet e rajonit. Matja bëhet në një shkallë nga 1 deri në 4 ku 1 do të thotë pengesë e madhe, 2 pengesë e moderuar, 3 pengesë e vogël dhe 4 asnjë pengesë. Pandemia si problem ka një rezultat prej dy pikësh në vendin tonë duke u konsideruar si një pengesë e moderuar, por që sidoqoftë mbetet e tillë për rritjen e bizneseve. Anketa tregon se në Kosovë dhe në Mal të Zi ky problem ka një rezultat prej 1.9 pikësh. Një tjetër pengesë që vazhdon veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë me 2.1 dhe 2 pikë respektivisht është kriza e migracionit. Korrupsioni po ashtu konsiderohet problem dhe vlerësohet me 2.1 pikë. Të dhënat tregojnë se në të gjitha vendet e rajonit korrupsioni evidentohet si problem dhe varion nga 2.1 pikë deri në 2.7 pikë në Serbi.

Paqëndrueshmëria makroekonomike, vijon në renditje si një ndër problemet kryesore në vendin tonë e vlerësuar me 2.2 pikë. Anketa tregon se biznesi shqiptar evidenton probleme të tjera si kostot e financimit dhe paqëndrueshmëria politike apo edhe sociale, të cilat kanë një rezultat prej 2.3 pikë. Nga ana tjetër, ekonomia informale është një problem i rëndësishëm në të gjithë rajonin, me pjesëmarrjen e ekonomisë së padeklaruar në ekonominë totale. Megjithëse vlerësohet me 2.6 pikë, të dhënat tregojnë se në Shqipëri ky problem është më pak evident për biznesin se në vendet e rajonit. Krimi i organizuar, krimi i rrugës, vjedhjet dhe krimet e dhunshme shihen si probleme për biznesit shqiptar po ashtu, ndjekur nga disponueshmëria e punës dhe nga mungesa e aftësive apo arsimit të punëtorëve.

SA PROBLEMATIKE JANË KËTA FAKTORË PËR FUNKSIONIMIN DHE RRITJEN E BIZNESIT TUAJ?



(1 do të thotë pengesë e madhe, 2 pengesë e moderuar, 3 pengesë e vogël dhe 4 asnjë pengesë)

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kolapsi i Hekurudhës Shqiptare/ 55 mln euro humbje në një dekadë, vetëm një linjë në shërbim, dhe rreth 1 mijë të punësuar

Postimi mëparshëm

Pakësohen sërish lekët e shqiptarëve/ Depozitat në lekë tkurren gjatë majit për të 4-tin muaj me radhë, rriten ato në valutë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.