Ekonomi

Bumi i ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme rrisin PBB/ Në tremujorin e parë të vitit, ekonomia u rrit me 3.63%

0

Ekonomia në vendin tonë përgjatë tremujorit të parë të këtij viti pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë të saj, megjithëse është rritur me ritme më të ngadalta krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me 3.63%  gjatë periudhës janar-mars të vitit aktual, nga 3.81% që ishte në tremujorin e fundit të vitit 2023. Nga ana tjetër, konsumi  popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, reflektojnë një rritje të këtij treguesi me  3.7%.

Por cilat ishin degët që kontribuan në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto në vendin tonë ? Ndërtimi është dega që ka regjistruar kontributin më të lartë, ndërsa kontribuesi i dytë më i madh është administrata publike, e cila ndihmoi ekonominë përmes rritjes së pagave. Në vlerë nominale themi se “Ndërtimi” kontribuoi në rritjen e ekonomisë me 1.19 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 0.92 pikë përqindje,“Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0.76 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0.66 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me 0.36 pikë përqindje, dhe “Aktivitete profesionale e Shërbime administrative” me 0.32 pikë përqindje.

Ndërkohë, degët si “Informacioni dhe Komunikacioni” “Aktivitete Financiare “Arte, argëtim dhe çlodhje” dhe  aktivitete të tjera shërbimi” dhanë një kontribut modest që varion nga 0.05 pikë përqindje në 0.06 pikë përqindje. Në të kundërt, kanë kontribuar negativisht grupet si  “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me 0.31 pikë përqindje, “Industri, Energji dhe Uji” me 0.15 pikë përqindje.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar degët kryesore të ekonomisë në harkun kohor të një viti. Shifrat tregojnë një trend rritës të degëve të ekonomisë me përjashtim të aktivitetit të  “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” i cili shënoi rënie prej 1.73%, dhe aktivitetit të “ Industrisë, Energjisë dhe Ujit” i cili shënoi rënie me 1.05% .

Në të kundërt, “Aktiviteti i Ndërtimit” shënoi rritje me 14.04%, i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 7.71%. “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar një rritje prej 5.91%, grupi i “Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje 5.54%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 4.63%. Ndërsa kjo rritje ka qenë më e ngadaltë në  sektorë si  “Aktiviteti financiar dhe i Sigurimit”, “Informacioni dhe Komunikacioni”, si dhe “Arte, argëtim dhe çlodhje”. Në këto sektorë rritja ishte minimalisht 1.97% dhe maksimalisht 2.8%

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet/ Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj/ Zbritën në 4.81%, përmirësohet cilësia e portofolit të huave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.