Financë

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.15% gjatë Marsit, 0.06 pikë përqindje nën nivelin e një viti më parë

0

Një ndër treguesit më të rëndësishëm të shëndetit financiar të sistemit bankar, ai i huave me probleme, vijon të përmirësohet. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë për muajin Mars tregojnë se, norma e huave me probleme ndaj totalit ka zbritur në 8.15%, nga 8.2% që ishte gjatë muajit shkurt të këtij viti. Një vit më parë, gjatë së njëjtës periudhë kohore, ky tregues fiksohej në 8.21%, pra, 0.06 pikë përqindje më i lartë. Përgjatë kohëzgjatjes së pandemisë ky tregues ka qenë në nivele të qendrueshme, edhe si pasojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për ristrukturimin e kredive për ata klientë të cilët kanë paaftësi në pagesën e kësteve.

Një tjetër tregues i shëndetit financiar, ai i kthimit nga aktivet, ka vijuar të japë sinjale qendrueshmërie edhe përgjatë muajit Mars. Tashmë ky indikator fiksohet pranë 1.29%, nga 1.37% që ishte në muajin shkurt. Që pas kapërcimit të krizës së shkaktuar fillimisht nga pandemia, në pranverën e vitit të kaluar, ky tregues ka dhënë vazhdimisht sinjale pozitive. Në Marsin e një viti më parë, norma e kthimit nga aktivet fiksohej pranë 0.44%, ndërkohë që në marsin e vitit 2019 fiksohej në rreth 1.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Një i burgosur na kushton 142 mijë euro! Shifrat e Këshillit të Europës, dënimi mesatar në Shqipëri zgjat 15.7 vite

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, si europianët. Muajt e preferuar për të sjellë foshnjat në jetë, korriku dhe shtatori

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.