Financë

Bien normat e interesit për kreditë, – Gjatë qershorit rënie e normave të huave të reja në lek, rritje e atyre në euro

0

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket normave të interesit për huatë e reja gjatë qershorit, sinjalizojnë një rënie të normave mesatare të interesit të kredive të reja në Lekë, si për individët ashtu edhe për sektorin privat. Kështu normat mesatare të interesit të kredive të reja në lekë gjatë qershori kanë rënë me 0.1 pikë përqindje, nga 5.78% që ishin gjatë majit, në 5.68% gjatë qershorit, për të gjitha afatet e maturimit. Nëse i shohim normat mesatare të interesit sipas afateve të maturimit ndërkohë, vihet re një rritje vetëm për kreditë e reja në lekë nga 6 muaj-1 vit, si dhe për ato nga 3-5 vite. Rënia më e madhe ndërkohë, vihet re në kreditë e reja me afat maturimi nga 1-3 vite, me thuajse 0.4 pikë përqindje. Rënie e ndjeshme vihet re edhe në ato me afat maturimi deri në 6 muaj, ku përfshihen kryesisht produkte si overdraft, apo kredia konsumatore. Sa i përket kredive me afat maturuimi mbi 5 vjet, ku përfshihet edhe ajo për blerje banese, vihet re një rënie me 0.12 pikë përqindje krahasuar me muajin paraardhës.

Por, ndërkohë që normat e interesit për kreditë e reja në Lek kanë rënë, jo e njëjta gjë mund të thuhet për ato në euro, ku vihet re një rritje, nga 3.89% mesatarisht në maj, në 3.93% në qershor, për të gjitha afatet e maturimit. Gjithsesi, sa i përket kredive me maturim afat-gjatë, vihet re një rënie domethënëse e kredive të reja në euro me maturim nga 3-5 vite, nga 5.13%, në 4.35% gjatë qershorit. Edhe për kreditë me afat maturimi mbi 5 vjet, ku klasifikohet edhe kredia për blerje banese, regjistrohet një rënie, paçka se e papërfillshme, me vetëm 0.01 pikë përqindje, pranë 3.75%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kryeqytetasit, ata me më shumë para në bankë, – 213 mijë lekë për frymë. Lezhianët, të fundit, me vetëm 80 mijë lekë

Postimi mëparshëm

Ekskluzive/Raporti i S&P për Shqipërinë: “Kujdes PPP-të, me pasoja të paparashikueshme, mund të sjellin zhvlerësim të notës”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.