Çmimet

Inflacioni “në vend numëro”?! Llogaritet në 2% në Gusht, ndikimi më i madh vjen nga ushqimet

0

Niveli i çmimeve në vend ka shënuar një rënie të lehtë në muajin Gusht të këtij viti sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”. Kështu, Indeksi i Çmimeve të Konsumit vlerësohet në 2%, ndërkohë që në Gusht të një viti më parë ishte 4%. Pra, në harkun kohor të një viti kemi një nivel gati dy herë më të ulët. Rikujtojmë se në muajin Korrik norma e inflacionit vlerësohej në 2.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2024, krahasuar me Korrik 2024 është 0.5%. Që nga muaji Prill i këtij viti shohim se inflacioni është luhatur mes nivelit 2% dhe 2.2%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.86 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.29 pikë përqindje.

Po të analziojmë ndryshimin vjetor sipas grupeve, të dhënat tregojnë se krahasuar me muajin Gusht të vtit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3.9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6% dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.5%.

Le ta përqëndrojmë analizën në grupin e ushqimeve duke qenë se ky grup ka patur edhe ndikimin më të madh në rritjen e çmimve prej 2%. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intel”, shohim se janë zarzavatet dhe patatet ato që kanë shënuar rritjen më të madhe vjetore me 5.5%. Ndjek në radhë bulmeti më një rritje prej 4.4%, pasuar nga peshku dhe mishi me 4.2% dhe 3.1%. Nëse i referohemi vetëm grupit të ushqimeve shohim se niveli i çmimeve për nëngrupin e frutave paraqitet më rënie në muajin Gusht, më 4.5%.

Nga ana tjetër, nëse flasim për grupet kryesore, shohim se “Shërbimi arsimor” u rrit me 2.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5%, “Shëndeti” me 1.4% dhe “Komunikimi” me 0.6%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sistemi arsimor në “rënie të lirë”/ Rreth 28 mijë nxënës u ulën për herë të parë në bankat e shkollës

Postimi mëparshëm

Turistët sollën 1.9 miliardë euro në gjashtë muaj/ Të ardhurat neto vlerësohen në rreth 739 milionë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.