Turizëm

Rekordet e turizmit nuk surprizojnë më/ Në pesë muaj u regjistruan rreth 3.3 milionë vizitorë të huaj

0

Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin maj duken premtuese për realizimin e pritshmërive prej 14 milionë turitësh brenda vitit aktual.  Sipas “Instituti të Statistikave”, shifrat sinjalizojnë për 1.6 milion shtetas të hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit të 5-stë të vitit aktual, nga ku rreth 973 mijë janë të huaj dhe pjesa tjetër janë shtetas shqiptarë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vëmë re se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj janë rritur me 30.6%. Përgjatë pesë muajve ndërkohë, numri i të huajve që kanë hyrë vendin tonë regjistrohet në 3.3 milionë, me rritje prej 38%.

Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se gjatë këtij muaji kanë dalë gjithsej 1,615,862 shtetas, ku 59% e tyre ishin shtetas të huaj. Në terma vjetorë konstatojmë se daljet e këtyre të fundit nga territori i Shqipërisë janë rritur me 36%. Nga ana tjetër, dolën nga territori i  Shqipërisë rreth 662 mijë shqiptarë ose 23.9% më shumë se në muajin maj të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave që lidhen me origjinën e shtetasve, shifrat tregojnë se mbizotërojnë turistët nga Evropa Jugore dhe Perëndimore, por rritjen më të lartë e shënuan turistët nga Afrika dhe Azia e Jugut. Në muajin maj 2024, erdhën 83.7% më shumë të huaj nga Afrika dhe 55.2% më shumë nga Azia e Jugut. Në të kundërt, turistët nga Lindja e Mesme janë pakësuar me 12%.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, për të kuptuar se cili rajon  ka patur numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj. Sipas shifrave rajoni më i preferuar nga të huaj ka qenë ai i  Evropës me 927,906 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 24,191 dhe 8,219 shtetas.

Por cilat janë qëllimet e vizitës së të huajve në vendin tonë? Nëse analizojmë të dhënat që lidhen me hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit vëmë re se arsyeja për biznes dhe qëllime personale, ka  patur rritjen më të madhe me 48.3%. Një tjetër arsye që ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 45% është edhe ajo për të bërë pushime apo vizituar të afërmit. Ndërkohë, më pak turistë erdhën në Shqipëri për  trajtime shëndetësore apo qëllime fetare.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Blegtoria, rreth 12% më pak krerë të imta/ Bie edhe numri i gjedhëve e derrave. Bletët dhe shpendët, të vetmet me rritje

Postimi mëparshëm

Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë/ Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.