Turizëm

Cila pikë kufitare ka më shumë kalime? Morina, zë 43.1% të peshës së lëvizjeve gjithsej, rreth 3.2 milion hyrje gjatë vitit 2021

0

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor duke përfshirë hyrjet dhe daljet e tyre në pikat kufitare tokësore në vend. Numri total i pasagjerëve të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit rrugor në pikat kufitare tokësore rezultoi 15,397,665 gjatë vitit 2021. Ky numër paraqitet me rritje 1,7 herë krahasuar me vitin 2020, i cili ishte edhe viti i pandemisë. Të dhënat tregojnë  se rreth 43.1% e pasagjerëve kanë lëvizur kryesisht nëpërmjet pikës kufitare tokësore Morinë. Nëse shohim numrin e hyrjeve dhe të daljeve në pikat kufitare përgjatë vitit 2021, shifrat tregojnë se janë regjistruar gjithsej rreth 7.6 milion hyrje dhe 7.7 milion dalje. Por ciliat pika kanë regjistruar më shumë hyrje e dalje dhe si paraqitet ndryshimi vjetor?

Sa i përket hyrjeve, të dhënat tregojnë se për vitin 2021 pika kufitare tokësore Morinë ka regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve me 3,258,287, pasuar nga pika kufitare Muriqan dhe Qafë Thanë me 963,399 hyrje dhe 792,141 hyrje përkatësisht. Hani i Hotit po ashtu renditet mes pikave kufitare tokësore të cilat kanë regjistrura numrin më të lartë të hyrjeve përgjatë viti 2021, ndjekur nga Kakavija dhe Kapshtica. Sipas këtyre të dhënave duket se hyrjet më të larta vijnë nga Kosova, duke marrë parasysh se vendkalimi i Morinës, i cili ndodhet në rrethin e Kukësit,  është vendkalimi më i rëndësishëm me Kosovën për vëllim mallrash dhe udhëtarësh. Pikat kufitare me numrin më të ulët të hyrjeve për vitin 2021 janë Sopiku dhe Tre Urat, të cilat ndodhen në afërsi të Përmetit e Leskovikut si dhe Gjirokastrës e që shërbejnë si vendkalime alternative më Greqinë. Nga ana tjetër, në pikat kufitare tokësore të Urës së Bunës dhe Rips nuk është regjistruar asnjë hyrje. Sa i përket ndryshimit vjetor të dhënat tregojnë se rritja më e lartë e hyrjeve është regjistruar në pikën Bashkim në Vermosh, me 363%, pasuar nga pika kufitare Shishtavec. Në anën tjetër të tabelës me rënie të numrit të hyrjeve paraqiten pikat kufitare Ura e Bunës, Rips dhe Sopiku.

Le të shohim se cila pikë kufitare ka regjistruar numrin më të lartë të daljeve për vitin 2021. Edhe për daljet numrin më të lartë e regjistrojë pikat kufitare Morinë, Muriqan dhe Qafë Thanë. Morina për vitin 2021 ka regjistruar gjithsej 3.3 milion dalje. Duket se shqiptarët përgjatë këtij viti kryesisht kanë zgjedhur të largohen përmes pikave që ndodhen në Veri. Edhe për daljet, ashtu si për hyrjet, pika kufitare Bashkim në Vermosh ka shënuar rritjen më të lartë me 371%, ndjekur nga Shishtaveci me 255% dhe Muriqani me 177%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Koncesioni që po ikën me 110 mln euro fitime neto/ “Aleat” i pasaportave, 404 mln euro xhiro dhe marzhe fitimi prej 32%, në më shumë se një dekadë

Postimi mëparshëm

Turqia i zë vendin Italisë/ Në 2022-shin bëhet partneri kryesor i importit në vend. Zbuloni “Top 10”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.