Raporte

Zhvillimi i qëndrueshëm, ku renditet Shqipëria? Pozicionohet në vend të 61-të në botë, regjistron progres modest në arritjen e objektivave

0

Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2022, i publikuar nga “Cambridge University” dhe me mbështetjen e agjencive të OKB-së, e rendit Shqipërinë në vend të 61-të mes 163 vendeve në total. Edhe pse krahasuar me publikimin e vitit 2021 vendi ynë shihet të jetë përmirësuar me 3 pozicione, përsëri kjo renditje na vendos mes vendeve të cilat nuk kanë bërë progres të mjaftueshëm në arritjen e qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm. Shqipëria ka grumbulluar 71.6 pikë në indeksin e përgjithshëm ku 100 pikë do të thotë rezultat pozitiv dhe 0 pikë do të thotë rezultat negativ.

Raporti i Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2022 është një vlerësim i performancës së përgjithshme të secilit vend në përmbushjen e 17-të objektivave të vendosura nga axhenda 2030 për zhvillimin e qëndrueshëm. Axhenda 2030 synon një botë pa varfëri dhe uri, me arsim cilësor, mbulim shëndetësor universal, arritje të barazisë gjinore dhe fuqizim të grave e vajzave, dhe me një mjedis të qëndrueshëm. Ky indeks ndihmon në identifikimin e prioriteteve për veprime të mëtejshme dhe tregojnë nëse vendet janë në rrugën e duhur për të gjurmuar problemet dhe për të arritur objektivat.

“Scan Intel” përmes raportit ka analizuar secilën nga 17-të pikat për të parë më konkretisht progresin e vendin tonë. Grafiku tregon se Shqipëria nuk ka bërë progres, duke mbetur në vend numëro sa i përket nxitjes së rritjes ekonomike të vazhdueshme, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, punësim të plotë dhe produktiv, si dhe punë të denjë për të gjithë. Një tjetër objektiv ku vendi ynë përsëri nuk regjistron progres është ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare. Sipas raportit, këto janë dy pikat kryesore të cilat paraqiten si sfida të mëdha për vendin tonë. Me progres modest dhe që mbeten sfida të rendësishme për vendin tonë mund të përmendim objektiva si eliminimi i urisë, sigurimi i jetës së shëndetshme, arritja e barazisë gjinore, inovacioni industrial dhe infrastruktura. Nga ana tjetër, raporti tregon se nga 17 objektiva gjtihsej, në disa prej tyre vendi ynë ka qenë në rrugën e duhur. Marrja e masave për të luftuar ndryshimet klimatike, eleminimi i varfërisë, sigurimi i lidhjes me energji të përballueshme, të sigurt, të qëndrueshme dhe moderne për të gjithë janë disa nga pikat ku paraqesim ndryshime pozitive.

Sa i përket krahasimit me rajonin, Shqipëria renditet e parafundit duke lënë pas Malin e Zi, ndërsa Serbia regjistron pozitat më të mira në këtë indeks duke u renditur në vend të 35-të.

Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, 2022

Indeksi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, 2022

Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Startup-et, Shqipëria fiton tre pozicione/ Renditet në vend të 75-të, Tirana paraqitet me progres, “parakalon” Selanikun

Postimi mëparshëm

Kush i financon pagat e shqiptarëve? Biznesi paguan 46.4%, vetë familjet 41.7%, ndërsa administrata 11.2%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.