EkonomiTregti

Si e ka ndikuar lufta Shqipërinë? Analiza e “tortës” së importeve, ndryshimi i pozicioneve të Rusisë dhe Ukrainës pas 1 viti

0

Një vit nga lufta në Ukrainë shumë gjëra kanë ndryshuar në skenën globale, dhe sidomos ekonomia. Por si është prekur Shqipëria nga kjo luftë? “Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme, të importit të mallrave sipas vendeve partnere, për të kuptuar ndryshimin e pozicionimit të dy shteteve të përfshira në këtë luftë, Rusisë dhe Ukrainës në “tortën” e importeve në Shqipëri. Për këtë arsye kemi analizuar muajt mars-janar të viteve 2022-2023, krahasuar me periudhat e njëjta të 4 viteve pararendëse.

Nga këto shifra shohim se Rusia ka përgjysmuar peshën e saj në tortën e importeve në vendin tonë. Pas luftës, pra gjatë periudhës mars 2022-janar 2023, Rusia përfaqëson vetëm 1% të importeve drejt vendit tonë. Gjatë së njëjtës periudhë të viteve 2021-2022 kjo peshë ishte në 1.9%, ndërkohë që mes viteve 2018-2021 luhatej pranë 2%, me përjashtim të periudhës mars 2019-janar 2020, pranë 1.8%. Në terma absolutë ndërkohë, shohim se gjatë periudhës pas luftës, importet ruse në Shqipëri prekin shifrën e 9.1 miliardë lekëve, ose rreth 79 milionë euro. Përpara luftës, gjatë së njëjtës periudhë kohore flitet për 14.2 miliardë lekë importe, ose rreth 123 milionë euro. Pra, bëhet fjalë për rreth 44 milionë euro më pak importe të Shqipërisë nga Rusia pas fillimit të luftës.

Sa i përket vetëm Ukrainës ndërkohë, shohim se edhe këtu ka një rënie të peshës ndaj importeve në Shqipëri, por më te lehtë. Në periudhën mars 2022- Janar 2023 importet e Ukrainës në Shqipërisë përfaqësojnë vetëm 0.4% të totalit, nga 0.5% të periudhës paraardhëe. Shifra luhatet pranë 0.5% edhe gjatë 3 periudhave pararendëse, me përjashtim të asaj 2020-2021, pranë 0.6%. Në terma absolutë ndërkohë, pas luftës, Ukraina numëron 3.2 miliardë lekë importe në Shqipëri, ose rreth 28.3 milionë euro, nga 4.1 miliardë lekë, ose 36 milionë euro përpara luftës. Pra, me luftën Ukraina ka “humbur” rreth 8 milionë euro importe në tregtinë e jashtme me vendin tonë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Janari i 2023-shit, nivel rekord turistësh/ 833 mijë hyrje në një muaj, 20% më shumë se periudha e para pandemisë

Postimi mëparshëm

Janari solli €206 mln më shumë në banka/ Ndër rritjet më të larta në një dekadë. Por, në rënie për familjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.