Tregti

Shtatori, rekord eksportesh të bulmetit/ Në vetëm 9 muaj janë eksportuar 28.5% më shumë se i gjithë viti 2021

0

Shifrat e shtatorit sa i përket tregtisë së jashtme flisnin për një rritje të eksporteve dhe importeve në total me 23.8% në vlerë, por nga ana tjetër vërehej një rënie e ndjeshme e tyre në peshë me 8.1%, sidomos sa i përket eksporteve, rrjedhojë edhe e mbiçmimimit të lekut kundrejt euros. Por, kjo tendencë nuk është vënë re sidomos në disa produkte, ku kemi edhe një rekord historik absolut. “Scan Intel” ka bërë një analizë të detajuar të të dhënave të tregtisë së jashtme sipas muajve dhe kapitujve nga ku rezulton se “Produktet bulmetore, vezët dhe mjalti” e pozicionojnë muajin shtator të këtij viti në krye me vlerën dhe peshën më të lartë të eksporteve. Pra, asnjë muaj më parë Shqipëria nuk ka eksportuar nivele kaq të larta bulmeti dhe mjalti. Shifrat tregojnë se vlera e eksporteve për muajin gusht të këtij viti arrin në 78.1 mln lekë duke regjistruar kështu rekord që nga viti 2005 kur “Instituti i Statistikave” disponon të dhëna. E përkthyer në valutë ky tregues arrin në 668 mijë euro. Ndërkohë, shifrat tregojnë gjithashtu se edhe muaji gusht i këtij viti është afruar shumë pranë rekordit historik sa i përket vlerës së eksportit për “Produktet bulmetore, vezët dhe mjalti”, duke u renditur në vend të tretë që nga viti 2005 me 66.9 mln lekë.

Nëse eksportet për produktet bulmetore i analizojmë në peshë, të dhënat tregojnë së muaji shtator i këtij viti padyshim që përbën rekord historik, por ajo që vihet re është se pothuaj të gjithë muajt e këtij viti janë pranë rekordit. Të dhënat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se në peshë eksportet e produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit, për muajin shtator të këtij viti, arrijnë në  863,682 kg. Muajin shtator e ndjek në renditje gushti dhe muaji shkurt i këtij viti si tre muajt me peshën më të lartë të eksporteve për këto produktete që nga viti 2005. 6 muajt me eksportin më të lartë historik të produkteve të bulmetit në peshë janë pikërisht të vitit aktual. Në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti janë eksportuar 28.5% më shumë produkte bulmeti, vezë dhe mjalt se i gjithë viti 2021.

Sipas të dhënave muaji shtator i këtij viti duket se ka prekur rekord histroik edhe sa i përket vlerës së importeve për produktetet e bulmetit. Vlera importeve arrin në 679 mln lekë, që përkthyer në valutë është rreth 5.8 mln euro.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Blerjet online, Shqipëria në fund të Europës/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021

Postimi mëparshëm

Konsumi i kafes, ogur për ekonominë/ Në Shqipëri rritja e importit të kafes përkthehet në zgjerim ekonomik, dhe rënia e importit, në ngadalësim

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.