Tregti

Rreth 30% më pak mallra në shtator/ Çmimet dobësojnë shifrat e transportit, fluturimet dhe pasagjerët me rritje

0

Ndikimi i çmimeve në shifrat e transportit vihet re edhe për muajin shtator të këtij viti sinjalizojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të dhënat flasin për një rënie të volumit të mallrave të transportuara si në rrugë detare ashtu edhe në rrugë hekurudhore. Transporti i mallrave në rrugë detare, i cili zë dhe peshën më të madhe, ka pësuar rënien më të lartë, me 29.6%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, transporti i mallrave në rrugë hekurudhore ka pësuar rënie me 27.6%. Rënie e volumit për këto dy mënyra transporti vërehet edhe përgjatë periudhës janar-shtator, me 19%, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë, ndërsa volumi i mallrave të transportuara në rrugë hekurudhore ka rënë me 27.4%. Por jo të njejtin tendencë ka regjistruar volumi i mallrave të transportuara me ajër. Ky tregues ka shënuar rritje gjatë muajit shtator të këtij viti, me 4,5%, ndërsa përgjatë periudhës janar-shtator rritja është 0.8%.

Nëse do të shohim transportin e pasagjerëve, shifrat janë pozitive. Numri i pasagjerëve në shtator të këtij viti ka shënuar rritje si në linja detare po ashtu edhe në linja ajrore. Të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe e kanë regjistruar pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja detare, me 82.6%, krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Pasagjerët në linja ajrore po ashtu kanë shënuar rritje me 42.6% gjatë shtatorit, ndërkohë që me rënie paraqiten pasagjerët e linjave hekurudhore, me -70.4%. Por si paraqiten shifrat për periudhën janar-shtator? Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se rritjen më të madhe gjatë kësaj periudhe e kanë pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në linja ajrore, me 85.6%, ndërsa pasagjerët në linja detare janë rritur me 62%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Numri i fluturimeve ashtu si ai i pasagjerëve paraqitet pozititv përgjatë shtatorit të vitit 2022. Fluturimet e kryera janë 3,980 duke pësuar rritje me 17.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje vërehet edhe përgjatë nëntë muajve të vitit, me 55.4%. Këto ndryshime pozitive si në numër pasagjerësh ashtu edhe në numër fluturimesh mbështeten edhe nga të dhënat e lëvizjes së shtetasve të publikura pak ditë më parë nga “Instituti i Statistikave”.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në pandemi më pak shtrime në spital/ INSTAT: Bien vizitat dhe shtrimet, por edhe mbulimi vaksinal

Postimi mëparshëm

Pakësohen paratë, por rriten depozitat/ Më shumë para në banka gjatë shtatorit, por më pak në “gjendje”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.