Çmimet

Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi/ Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë

0

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të kundërta. Ndërsa prodhuesit përballen me rritjen e vazhdueshme të kostove të prodhimit, importuesit kanë përjetuar rënie të çmimeve. Konkretisht, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 1.7% në tremujorin e dytë të vitit aktual, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, Indeksi i Çmimeve të Importit shënoi ulje me 1%.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë në drejtim të çmimeve të prodhimit. Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 5.3% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 4%, “Industri përpunuese” me 0.4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.3 %.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanitt” me 3.8%. Nga, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 3.2%, pasuar nga “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2.3%.

Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin të dytë 2024, arriti 108,3 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Me një ulje prej 1% shohim se çmimet e importit kanë thelluar rënien edhe më tej përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Një vit më parë ky tregues paraqitej me një rritje të barabartë me 0.2%.

Por si paraqiten çmimet e importit të kategorizuara sipas seksionit? Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 sektorët e industrisë në Shqipëri shënuan luhatje të ndjeshme në çmimet e tyre. Sektori i “Industrisë nxjerrëse” regjistroi një ulje të çmimeve prej 1.5%, ndërsa “Industria përpunuese,” e cila ka peshën më të madhe në ekonomi me 93.5%, pa një ulje prej 1.2%. Ulja më e madhe brenda industrisë përpunuese u vërejt në sektorin e “Shtypshkrimit dhe rigrupimit të mediave të regjistruara” me 6.2%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 4.6%. Nga ana tjetër, sektori i “Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar” shënoi një rritje çmimesh prej 1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Energjia dhe pagat shtuan kostot e ndërtimit/ Ndonëse më të reduktuara krahasuar me tremujorin e dytë

Postimi mëparshëm

Nuk ka dalje në pension?! Shqipëria, mes vendeve me normën më të lartë të punësimit për moshën mbi 65 vjeç

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.