Tregti

Ndryshon harta e partnerëve kryesorë tregtarë/ Shkëmbimet tregtare me Serbinë, në “ngërç”. Shënojnë rënie në korrik.

0

Në muajin Korrik të këtij viti Shqipëria importoi mallra me vlerë rreth 85 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 21.1%. Kjo rritje e importeve dhe nga ana tjetër rënia e vazhdueshme e eksporteve kanë patur ndikim edhe në rritjen e defiçitit tregtar. Por çfarë thonë të dhënat për partnerët kryesorë tregtarë në drejtim të imporetve?

Krahasuar me muajin Korrik të një viti më parë, një ndër shtetet që bie më shumë në sy është Arabia Saudite, e cila në vitin 2023 ishte partneri i 38-të më i madh tregtar në import me vendin tonë, ndërsa këtë vit është ngjitur në vendin e 8-të, me një rritje vjetore prej më shumë se 800%, ku ndikimin më të madh e kanë patur lëndët djegëse. Pra, ndër 10 partnerët kryesorë ky vend ka rritjen më të lartë. Më pas ndjek Egjipti, i cili po ashtu është renditur si ndër partnerët kryesorë. Po ashtu, rritje të importeve regjistrojmë me Greqinë, Kinën, Poloninë, Gjermaninë, Turqinë, Italinë dhe Kosovën. Ndër 10 partnerët kryesorë, rënie të importeve kemi vetëm me Serbinë.

Nëse e përqëndrojmë analizën në marrëdhëniet tregtare me rajonin, sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Korrik të këtij viti, Shqipëria realizoi me këto vende rreth 11.7 miliardë lekë shkëmbime tregtare, ku përfshihen importet dhe eksportet.

“Scan Intel” është ndalur tek të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar marrëdhënia e tregtimit mes vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me Bosnje Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut vlera e eksporteve ka rënë. Kjo rënie konstatohet në 17.6% në Serbi dhe 8.7% me Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket importeve në vlerë Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet përeç Serbisë. Rritja më e lartë regjistrohet me Kosovën dhe Malin e Zi me 109% dhe 36.1% respektivisht. Nga ana tjetër, rënia me Serbinë vlerësohet në 13.6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më shumë vizitorë shfrytëzuan hotelet për pushime/ Rritet numri i netë qëndrimeve me rreth 37% krahasuar me vitin 2023

Postimi mëparshëm

Importi i drithërave u rrit me 74% në korrik/ Është vlera e katërt më e lartë që nga korriku i vitit 2005

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.