EkonomiFinancë

Hotelet humbën 1.6 mln netë qëndrimi gjatë 2020-ës, miliona euro dëm

0

Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan Intelligence Unit”. Po çfarë tregojnë të dhënat? Ato ndjekin një trend në rënie të ndjeshme për vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, kjo padyshim për shkak të pandemisë dhe ndikimit të saj negativ në këtë sektor. Numri i netë qëndrimeve në strukturat akomoduese ka rënë në 1.6 mln. ose me rreth 50.7% nga viti paraardhës, i cili ka regjistruar gati 3.2 mln netë qëndrime. Le të supozojmë se një natë në një nga strukturat e akomodimit ka një çmim mesatar në 30 euro. Nga përllogaritjet del se për strukturat akomoduese humbja ka qenë goxha e madhe, në të paktën 40 mln euro, pa llogaritur këtu kostot e tjera, si restorantet, plazhet, baret, etj. Duhet marrë parasysh se në këtë sektor informaliteti është mjaft i përhapur, çka bën që edhe “fatura” e humbjeve të jetë realisht më e madhe.

Nga të dhënat sipas rajoneve për numrin e netëve në strukturat akomoduese, shohim se rënien më të madhe krahasuar me vitin 2019 e ka patur rajoni i veriut me 49.7%. Zonat jo bregdetare kanë qenë zonat që kanë regjistruar më pak netë qëndrime dhe po ashtu kanë patur rënien më të lartë se zonat bregdetare. Gjatë vitit 2020, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar sipas zonave të afërsisë me bregdetin dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

Sa i përket numrit të vizitorëve, po ashtu ka qenë në rënie me 46.9% nga viti i kaluar, ku rënia më e madhe regjistrohet në rajonin e veriut.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali u rritën gjatë pandemisë, +6%, në total 49,748

Postimi mëparshëm

Një shqiptar duhet të punojë 40.2 vite për të fituar atë që Elon Musk fiton në një minutë, “SIU” analizon shifrat, krahasimi me Europën

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *