Popullsia

Diversiteti etnik në Shqipëri, treguesit e Cens 2023/ Minoritetet greke dhe romë përbëjnë shumicën e popullsisë joshqiptare

0

Shqipëria, megjithë ndryshimet e shumta në numrin e popullsisë, mbetet një mozaik etnik interesant. Sipas të dhënave të fundit të Censit 2023 rezulton se shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por vendi është gjithashtu shtëpia e disa minoriteteve etnike që kontribuojnë në larminë kulturore të  vendit. Grekët, maqedonasit, vllehët, romët, serbët dhe boshnjakët janë disa nga grupet kryesore që jetojnë në Shqipëri.

“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat për të kuptuar se sa peshë zë secili prej grupeve etnike në popullsinë totale. Shifrat tregojnë se 91% e popullsisë në shqipëri përbëhet nga vendasit, pra shqiptarët. Ndërkohë, mes grupeve etnike prezente në Shqipëri, grekët janë minoriteti më i madh dhe përbëjnë 0.98% të popullsisë. Më pas renditen grupet etnike me origjinë egjiptiane dhe bullgare të cilët përfaqësojnë 0.52% dhe 0.29% të popullsisë së regjistruar në Shqipëri. Me një diferencë të vogël edhe grupi i romëve në Shqipëri përbën 0.41% të totalit. Në të kundërt, popullsia banuese për grupet etnike me origjinë  aromune dhe malazeze paraqitet në nivele të ulëta .

Nëse analizojmë të dhënat e popullsisë banuese sipas gjinisë kuptojmë se trendi i shpërndarjes së popullsisë së grupeve etnike që banojnë në Shqipëri është në kahun e meshkujve të cilët paraqiten në një numër më të lartë se femrat. Rasti tipik i një hendeku të madh gjinor është ai i minoriteteve egjyptiane dhe bullgare  ku meshkujt që banojnë në Shqipëri janë dyfish më shumë se femrat.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kush hoqi dorë nga shtetësia shqiptare? Mbi 800 persona, dominojnë femrat dhe moshat e reja

Postimi mëparshëm

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në 3 vjet/ Por, bulmeti mbetet i shtrenjtë. Brenda vitit u rrit me 3.4%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.