Çmimet

Çmimet e ushqimeve, si ndryshojnë me Europën? Bulmeti, vaji dhe pijet joalkolike më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, frutat më të lirat

0

Sipas një raporti të “Agjencisë Europiane të Statistikave” të publikuar së fundmi çmimet për kosumin final në Shqipëri, për vitin 2022, ishin sa 61.3% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. “Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues sipas vendeve të Europës dhe sipas grupeve kryesore, ndërkohë këtë herë do të analizojmë se sa janë rritur çmimet vetëm për ushqimet, krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian për vitin 2022.

Referuar të dhënave çmimet për ushqimet dhe pijet joalkolike, përgjatë vitit 2022, u rriten sa 85,1% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian, ndërkohë për pijet alkolike dhe duhanin çmimet rezultojnë sa 73.8% e mesatares së BE-së. Nga përpunimi i shifrave shohim se janë disa nëngrupe të ushqimeve, të cilat për vitin 2022 kanë rezultuar më të shtrenjta se mesatarja. Grupi i bulmetit, pra qumështi, djathi dhe vezët, kanë qenë 11.7% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2022. Çmimet për pijet joalkolike po ashtu kanë qenë më të shtrenjta në Shqipëri se në Bashkimin Europian tregojnë të dhënat nga “EUROSTAT”. Çmimet për këtë nëngrup janë rritur sa 108.8% e çmimeve në vendet e BE-së, pra e thënë ndryshe rreth 9% më të shtrenjta.

Vaji po ashtu ka qenë më i shtrenjtë në Shqipëri, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian. Për vitin 2022 çmimet për vajin dhe yndyrat kanë qenë sa 106.7% e mesatares, ose 6.7% më të shtrenjta. Nëngrupi “Ushqime të tjera” gjithashtu ka qenë 14.3% më i shtrenjtë.

Sipas të dhënave, në fund të tabelës, gjemë “Frutat dhe Perimet” me nivel çmimesh për vitin 2022 sa 72.4% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndërkohë, çmimet për mishin dhe bukën reultojnë sa 73.4% dhe 80.3% mesatares Europiane.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës/ Konsumi i mishit, sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë

Postimi mëparshëm

Zhvlerësohen kursimet e shqiptarëve/ “Digjen” 400 milionë euro në 4 muaj, edhe pse “lumi” i eurove ka prekur rekord historik

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.