Çmimet

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik/ Inflacioni arriti në 2.1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë

0

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që në bazë vjetore ka arritur në 2,1%. Ky nivel është gati dy herë më I ulët sesa korriku 2023.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cilët ishin komponentët kryesorë që stimuluan rritjen vjetore të çmimeve. Në rritjen vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit  kanë kontribuar pozitivisht të gjitha grupet, ndryshe nga më herët ku grupi “transporti” kontribuonte negativisht

Sipas të dhënave konstatohet se rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.68 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.43 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.15 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.10 pikë përqindje. Ndërsa, për grupet si “Shërbimi arsimor” “Shëndeti” ,“Argëtim dhe kulturë” dhe “Transporti” dhe “Komunikimi” rritja varion nga 0.01 pikë përqindje në 0.07 pikë përqindje

Nëse analizën e shifrave e zhvendosim në muajin Korrik të vitit të kaluar vëmë re se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me 2.2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2.1 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.9 % secili. Ndërsa grupet si “Shëndeti”, “Transporti” dhe “Komunikimi” u rritën nga 0.2% deri në 1.5%.

Theksojmë se brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “peshk” patën një rritje me 5.4 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.5 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3.4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2.8 %, “mish” me 2.6 %, etj.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

9.2% më shumë punonjës informal në një vit/ Analiza: Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri

Postimi mëparshëm

Kreditë me probleme ulen për të dytin muaj radhazi/ Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë në 4.7%, niveli më i ulët në 10 vite

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.