EkonomiFinancë

Bien sërish kreditë me probleme. Në 8.2% gjatë nëntorit, “zerohet” pandemia

0

Norma e kredive bruto ndaj totalit ka pësuar një rënie të mëtejshme, pavarësisht se modeste, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare, ky tregues gjatë muajit të parafundit të vitit ka zbritur në 8.2%, nga 8.29% që ishte gjatë muajit paraadhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, indikatori është 1.3 pikë përqindje më i ulët. Pavarësisht çdogjëjë që ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, me shpërthimin e pandemisë, ky tregues, aktualisht është më i ulët se përpara shpërthimit të krizës së shkaktuar nga pandemia. Indikatori ka pësuar një rritje mjaft të lehtë gjatë tremujorit të tretë të vitit, por ka filluar sërish uljen me hyrjen e tremujorit të katërt të vitit. Indikatori që mat kreditë me probleme është një prej treguesve më të saktë të shëndetit financiar të bankave, dhe ecuria e tij në një prej viteve më të vështirë për ekonominë shqiptare, flet qartë jo vetëm për aftësinë paguese të shqiptarëve, por edhe për shëndetin bankar.

Që prej vitit 2014, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie drastike, me thuajse 3 herë, nga rreth 24% që ishte, në rreth 8% aktualisht. Ecuria gjatë viteve të fundit në kahun rënës ka qenë thuajse konstante.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa para tërheqin shqiptarët në bankomat? Mesatarisht, 13.200 lekë për një transaksion

Postimi mëparshëm

Inflacioni zbret në 1.1% gjatë dhjetorit. Por, frutat dhe perimet, 5.9% dhe 3.9% më të shtrenjta se viti paraardhës

Postimi vijues

Comments

Leave a reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *