Tregti

Shqipëria forcon tregtinë e jashtme me rajonin/ Eksportet u rritën me të gjitha vendet, përveç Malit të Zi dhe Kosovës

0

Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill të këtij viti tregojnë një rritje të importeve dhe eksporteve si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Referuar analizës së shifrave nga INSTAT, vëmë re se gjatë këtij muaji eskportet u rritën me 1.8%, ndërsa importet u rritën me 0.6%. E njëjta tendencë është ndjekur edhe nëse i analizojmë shifrat në volum.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se si ka vijuar marrëdhënia e tregtimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Sipas shifrave, Shqipëria ka rritur eksportet në vlerë me tre vende të rajonit përveç Malit të Zi dhe Kosovës. Me Malin e Zi vendi ynë shkëmbeu 102 milionë lekë më pak mallra ose 10.1% më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, me Serbinë eksportet në vlerë ranë me 1.4%.

Nga ana tjetër, me vendet e tjera të rajonit marrëdhëniet tregtare duket se janë forcuar. Konkretisht, vendi ynë ka rritur eksportet në vlerë me 5.1% në Kosovë, 4.9% në Bosnje Hercegovinë, dhe 91.4% në Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket importeve në vlerë, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën nga të cilët morëm përkatësisht 34.2% dhe 25.3% më shumë mallra se në prillin e vitit të kaluar. Ndërsa vlera e importeve është ulur ndjeshëm me Malin e Zi, nga i cili importuam 98.9 milionë lekë mallra më pak.

Krahas ndryshimit në vlerë të treguesve të tregtisë së jashtme në analizë është marrë edhe pesha e mallrave të eksportuar në vendet e rajonit. Të dhënat tregojnë se si importet edhe eksportet në peshë janë rritur me të gjithë partnerët rajonalë. Konkretisht, vendi ynë rriti volumin e mallrave të eksportuara në Malin i Zi me 13.1%, Bosnje Hercegovinë me 11.7%dhe Kosovë me 28.7%. Nga ana tjetër, rritja më e lartë e volumit të mallrave të eksportuara në rajon u shënua në Serbi me 58.4% dhe Maqedoninë e Veriut me 59.9%. Në fund të analizës konkludojmë se bilanci tregtar paraqitet pozitiv me të gjitha vendet e rajonit përveç Serbisë. Sufiçiti tregtar me këtë të fundit përllogaritet në 606 milionë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Raporti gjinor, sa femra ka për 100 meshkuj? Në Shqipëri mbizotëron gjinia femërore. Malta ka mungesa

Postimi mëparshëm

Cilat vende “braktisën” produktet ‘Made in Albania’? Italia dhe Mali i Zi, shtetet me rënien më të madhe të eksporteve në Prill

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.