Turizëm

Vizitorët dhe netë qëndrimet prekin rekord/ Gjatë vitit që lamë pas, 1.5 milionë vizitorë nëpër hotele, “thyhet” edhe periudha para pandemisë

0

Të dhënat e “Strukturave Akomoduese” sa i përket numrit të vizitorëve nuk paraqiten pozitive vetëm për muajin dhjetor të vitit që lamë pas, por kanë thyer edhe vitin 2021. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” numri i vizitorëve gjithsej në strukturat akomoduese, si hotele apo të ngjashme, gjatë vitit 2022 ka prekur shifrën 1.5 milionë, nga 1.2 milion që regjistroheshin gjatë vitit 2021, duke shënuar rritje me 27.5%. Përgjatë vitit 2022 tre muajt me numrin më të lartë të vizitorëve kanë qenë gushti, korriku dhe shtatori. Sa i përket numrit të vizitorëve të huaj për vitin 2022 rezultojnë rreth 886 mijë vizitorë. Ndërkohë, gjatë vitit 2021 e kanë vizituar Shqipërinë rreth 685 mijë vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje me 29.4%. Nga analiza e të dhënave rezulton se viti 2022 ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve të pesë viteve të fundit, duke tejkaluar kështu edhe periudhën para pandemisë.

Sa i përket treguesve mujorë, të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 11.1%, në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, Kjo rritje e përgjithshme pasqyrohet dhe në dy treguesit e saj. Kështu, numri i vizitorëve vendas është rritur me 3.2%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur 22.6%.

Nga ana tjetër, nëse do të flasim për netë qëndrimet përgjatë vitit 2022, të dhënat tregojnë se në total viti që lamë pas regjistron numrin më të lartë në pesë vitet e fundit. Në vitin 2022 llogariten rreth 3.8 milionë netë qëndrime në strukturat akomoduese, ndërkohë që kanë shënuar një rritje me 20%, krahasuar me vitin 2021 që regjistroheshin gjithsej rreth 3.1 milionë netë qëndrime. Që nga viti 2018-të, pra në harkun kohor të 5 viteve të fundit, 2022-shi ka prekur rekord sa i përket këtij treguesi. Nëse do të analizonim vetëm netë qëndrimet nga vizitorët e huaj, për vitin 2022, në strukturat akomoduese janë regjistruar rreth 2.5 milionë netë qëndrime nga vizitorë të huaj duke shënuar një rritje me 22.7%, krahasuar me vitin 2021.

Në terma mujorë, pra referuar të dhënave për muajin dhjetor, numri i netë qëndrimeve paraqitet më rënie deri në 1%, krahasuar me dhejtorin e vitit të kaluar. Nëse do ta analzionim sipas nën treguesve të dhënat tregojnë se numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas është rrtiur me 1.1%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ka rënë me 3.1%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Investimet në biznes, niveli më i ulët që nga 2013-ta/ Ndërtimi, sektori me më shumë investime, zë 21% të totalit

Postimi mëparshëm

Nëntoka shqiptare eksporton €1.82 mld në vit/ Sa 11% e PBB së vendit. Eksportet përfaqësojnë 74% të prodhimit mineral. Nafta, peshën më të madhe

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.