Tregti

Tregtia e jashtme, me rritje gjatë prillit/ Përmirësohet deficiti tregtar, ulet me 0.3%

0

Shifrat e tregtisë së jashtme për muajin prill tregojnë se eksportet dhe importet kanë patur një tendencë të kundërt nga ajo që ishte e pranishme përgjatë tremujorit të parë të këtij viti. Konkretisht, në terma vjetorë  eksportet janë rritur me 1.8% duke u fiksuar në 35 miliardë lekë, ndërsa importet janë rritur me 0.6%, duke u regjistruar pranë 75 miliardë lekëve. Rritja e eksporteve dhe importeve ka ulur defiçitin tregtar me 0.3% krahasuar me muajin prill të vitit 2023.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cilat grupe kontribuan në ndryshimin vjetor të vlerës së eksporteve dhe importeve në muajin prill të vitit aktual. Sa i përket kontributit të grupeve kryesore në rritjen e eksporteve në 1.8% gjatë prillit, shifrat sinjalizojnë se, ndikimin më të madh e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me 1.3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.5 pikë përqindje.  Në të kundërt, kanë kontribuar negativisht grupet si “Tekstile dhe këpucë” me 3.1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 0.6 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, gjatë muajit Prill 2024, në rritjen e importeve prej 0.6%, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 1.4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1.2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 0.9 pikë përqindje, etj. Ndërkohë, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 2.9 pikë përqindje,“Tekstile dhe këpucë” me 0.8 pikë përqindje, etj.

Por si shfaqet ecuria e tregtisë së jashtme me vendet partnere? Me cilat shtete Shqipëria forcoi marrëdhëniet e shkëmbimit? Në muajin Prill të vitit 2024, vendi me të cilin Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve është Kina me 155.4%, Maqedonia e Veriut me 91.4% dhe Spanja me 84.7% ndërsa ka importuar më shumë mallra nga Turqia dhe Greqia.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni i qëndrueshëm edhe në muajin prill/ Çmimet u shtrenjtuan me 2.3% sipas metodës Europiane

Postimi mëparshëm

Raporti gjinor, sa femra ka për 100 meshkuj? Në Shqipëri mbizotëron gjinia femërore. Malta ka mungesa

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.