Financë

Tregtia dhe ndërtimi kryesojnë kreditimin/ Zënë mbi 50% të huamarrjes gjatë shkurtit, rritje të ndjeshme për pasuritë e paluajtshme

0

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për muajin e dytë të vitit 2023, vihet re një rritje e huave të reja të dhëna drejt bizneseve dhe korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik. Kështu, gjatë muajit shkurt flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për biznesin fiksohen në 12.36 miliardë lekë. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kemi një rritje të lehtë prej 2%, ose e thënë në vlerë absolute, me vetëm 245 milionë lekë. Krahasuar me të njëtën periudhë në shtatë vitet e fundit, shkurti i këtij vitit shënon vlerën e 3-të më të lartë, pas 2020-ës dhe 2017-ës.

Përsa i përket sektorëve që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë muajit shkurt shohim që mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 32%, ose 3.9 miliardë lekë, ku krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zinte 27%, duke pësuar një rritje prej 5.4 pikë përqindje. “Ndërtimi” është sektori i dytë në nivel huash të reja, me 23% ose 2.7 miliardë lekë. Për ndërtimin, analiza e shifrave tregon se ka regjistruar një rritje, me 1.3 pikë përqindje krahasur me shkurtin e vitit të kaluar.

Peshë të konsiderueshme të kredive të reja zënë “Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar”, me 10% ose 1.2 miliardë lekë dhe “Industria përpunuese” me 9% ose 1.1 miliardë lekë. “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zë rreth 8% ku krahasuar me shkurtin e vitit 2022 zinte vetëm 0.46%, duke pësuar një rritje të konsiderueshme me 7.6 pikë përqindje ose e shprehur në vlere absolute me rreth 939 milionë lekë. Kjo rritje, përbën një rekord historik, krahasuar me të njëjtën periudhë të shtatë viteve të fundit.

“Aktivitete të tjera shërbimi” dhe “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor” janë sektorë që kanë marrë përkatësisht 6% dhe 5.9% të kredive të reja të financuara gjatë shkurtit të vitit 2023. Pjesa tjetër e sektorëve mbulon vetëm 6.55% të kredive ose rreth 809 milionë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.84% vjet/ “Bien” projeksionet pesimiste, ndërtimi “lokomotiva” e rritjes

Postimi mëparshëm

Sa zgjat një gjyq në Shqipëri? Për gjykimin civil mesatarisht 6 vjet, për gjykim administrativ deri në 13 vite. Krahasimi me Europën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.